Natën këtu e kam bërë
Erdha nga qyteti Gjakovë
Vonë
Sot nga sheshi Skënderbe
Shikimin lartësive e hodha
Dajtit ia puthë rrezja syrin
Bukuri mëngjesore e rrallë
Që të puthë etshëm shpirtin
E unë,
Herët u zgjova të sjellë të falat
Nga Çabrati legjendarë
Era gjak tokës i vjen
Eshtrat e kohëve
Në muze i ruan
Kujtime trishtuese…
Dajti këtë mëngjes
Duket shumë i bukur
Erdha ta përshëndes
Një kafe ta pi e mallin ta heq
Kohët shpejte po ikin
I etur vij, etshëm kthehem
Të puthë zemrën e nënës
Sytë lagur më rrinë kaherë
Djegur pritjeve të gjata
Toka e larë me gjak
Në heshtje qanë
U plaka,mbi 100 vjeç
Dhëmbët sërish do dalin
E unë,
Pres, e pres, e pres!….
- dhjetor,2016
Tiranë
…!
Bezhan Djali i Smolices gjakovare,
(E Nip Hajri, krenari e Malesise),
Hije po t’ka fjala poetike
(edhe) bash per-midis
në midis Zemres Shqiperisë !
…!
Te faleminderit per keta rreshta perkushtues me kaq rrespekt! Te mbetsha borxh me vargje!