Pas afër 20 vjet kur pranoi thirrjen Zotit dhe 8 vite si meshtar, dom Dino Çekrezi fillon misionin e tij të ri si meshtar në Kishën e Zojës Pajtore në Michigan.
Dom Dino, lindi në vitin 1982 në fshatin Pjetroshan të rrethit Malësi e Madhe.
Në vitin 1997, kur ishte në moshë të re, bashkë me familjen, ai emigroi në Michigan, Amerikë. Qysh nga ajo kohë familja e Dom Dinos kanë qenë anëtare e Famullisë tonë të Zojës Pajtore të Shqiptarëve. Shumë shpejt Dom Dino filloi të aktivizohej në Kishën e Zojës Pajtore. Në moshën 19-20 vjecare ai ju bashkua grupeve të lutjeve që organizoheshin në këtë famulli.
Në moshën 22 vjeçare, në një ditë të veçantë të jetës tij në Kishen e Zojës Pajtore, atëherë ne Beverly Hills, MI (13 mile), Dom Dino pranoi thirrjen e Zotit per ti shërbyer dhe per t’ja kushtuar jetën Atij.
Në vitin 2005 Dom Dino vendosi të kdhehet të Shqipëri dhe qysh atëherë, për 18 vite me rradhë ai ka qenë anëtar i Bashkësisë “Tempulli i Zotit” me qendër në Dajç të Zadrimës të Dioqezës së Sapës.
Në vitin 2006, Dom Dino filloi Seminarin “Zoja e Këshillit të Mirë” pranë shkollës “At Pjetër Meshkalla” në Shkodër, në degën Filozofi-Teologji. Gjatë viteve të Seminarit, ai u angazhua në Dioqezën e Sapës me mission ungjillizimin në rrethet Pukë dhe Tropojë.
Mbas diplomimit, Dom Dino vendoset me shërbim në Lezhë ku edhe shugurohet meshtar me 21 Qershor 2015 nga ipeshkvi i Lezhës Mons. Otavio Vitale. Mbas shugurimit meshtar, Dom Dino Çekrezi sherbeu meshtar në Dioqezën e Lezhës për 5 vite. Në vitin 2020, ai kaloi në Dioqezën e Sapës si famullitar në Dajç, Mabë, Kodër dhe Dragushë.
Mbas kërkesës së famullitarit të Kishës Zoja Pajtore Dom Ndue Gjergji, të Kishës motër të Shën Palit, Dom Fred Kalaj dhe ftesës së besimtarëve, si dhe duke parë nevojat e Kishës, ai vendosi që t’i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese në një mision të ri, për t’ju bashkuar famullitarit Dom Ndue Gjergji, duke shërbyer në Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Michigan dhe diasporës Shqiptare në Amerikë.
Në emër të famullitarëve dom Ndue Gjergji, dom Fred Kalaj dhe dom Giovani Kokona, në emër të Këshillave të dy Kishave dhe në emër te dy famullive tona, i urojmë Dom Dino Çekrezit:
MIRË SE VJEN NË KISHËN TONË!
Zoti të bekoftë dhe ta shndrit rrugën tande në shërbim të Kishës Krishtit, besimtarëve dhe komunitetit shqiptar.
🙏🙏🙏🙏🙏
Pregatiti Valentin Lumaj