Gajret ORTEKU i Rugoves, Atdhetari dashur, Çun Lajçi!
Loti ne syrin tend, lot dhembjeje dhe ne syrin tone moter Fatime!
/Ngushllim per vdekjen e vajzes se tyre BUBULINA/
Me dridhen duart, tek shkruaj kete ngushllim per lajmin e papritur, qe preu si thike dhe zemren time…me lejo te ndaj dhembjen me Fatimen dhe me JU Çun vellai..Bubulina pushofte e qete ne gjirin e Kosoves Nene. Ne gjirin e asaj Kosove te cilen here pas here ua solle me fjale e zemer, njerezve tane te shperndare tej e tej globit, duke harruar per dite e jave familjen tende te ngusht qe t’gezoje njerezit e trembur si zogjet nga çerdhet e tyre. Nga dashuria t’iu ndihmoje atyre, t’mos e harrojne vendlindjen. Shpesh sikur harroje Bubulinen dhe familjen per pune te medhaja atdhetare – trashegemi kjo e ngjizur ne shpirtin tuaj, nga burrat e medhenj, e te pa epur te Rugoves e te Kombit…
Bubulina iku per te na lene perhere te prekur ne shpirt.
Ndarje kaq prekese, kaq e rende, kaq e papritur, per JU e per te gjithe ne qe frymojme me artin tuaj…
Ca pika loti, i le ne valet e ketyre brigjeve te Atlantikut ketu ne Brooklyn te New Yorkut, ku lajmi preu si thike jo vetem zemren tuaj… Erdhi si cunam nga Evropa, furishem mbi oqean per te goditur dhembshem e rende takimin tuaj KETU, me neve bashkatdhetaret tuaj.
Cunam i zi ky, mbi shpirtin e dhembjes subtile tek njerezit, qe ushqehen me artin tuaj te madherishem.
Na lejo dhe njehere, qe une Nexhmedini, bashke me familjen time, me te afermit mi, nipa, mbesa dhe me te gjithe te tjeret ketu ne New York, te ndajme dhembjen bashke me JU!
Zoti ju dhashte force e durim Fatime!
Gajret Çun vellai!
/Nexhmedin Syla, 19 nentor, 2017 New York/
Komentet