Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, është shprehur të jetë i befasuar me debatin e partive politikë në Kosovë, për vendin që duhet t’i ndahet Ambasadës së Shqipërisë për rezidencë.
“Jam i befasuar me çështjen e pronës së Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë. Nuk e besoj se kjo do të jetë temë takimi në mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë që do të mbahet me 3 qershor”, ka thënë Minxhozi në emisionin Zona B në Klan Kosova.
Sipas tij, vendi ku do të ndërtohet Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka fare pak rëndësi, dhe se kryeministrat në mbledhjen e qeverive duhet të diskutojnë për arritjet që kanë pasur gjatë këtij viti.
Kuvendi Komunal i Prishtinës të martën nuk ka arritur që ta miratojë pronën ku do të ndërtohej Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, për shkak se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës bojkotuan seancën.
Komentet