Rusia nuk do të humbasë organizimin e Kupës së Botës në vitin 2018 për shkak të ndryshimeve në udhëheqjen dhe skandalet e korrupsionit në FIFA, ka thënë ministri rus i Sportit, Vitaly Mutko.
“Këtu nuk ka kërcënim për ne. Kupa e Botës është një gur i çmuar që duhet ta vlerësojmë”, u tha ai gazetarëve në Moskë.
Mutko tha se kushdo që do të zgjedhet president i ri në FIFA , do ta mbështesë Rusinë.
“Nëse zgjidhet një president i ri…. atëherë ai do ta kuptojë shumë mirë se kjo është një xhevahir dhe ne duhet të kujdesemi për të”, tha ai.
Ministri i Sportit vazhdimisht ka thënë se oferta e vendit të tij për të qenë nikoqir i Kupës së Botës, ka qenë e pastër, pavarësisht dyshimeve se Rusia mund të preket nga hetimet për korrupsion në Federatën Botërore të Futbollit, hetime që po kryhen nga FBI dhe autoritetet zvicerane.
Komentet