Mimoza Hafizi, deputete socialiste në qarkun e Shkodrës është shprehur me kritika të ashpra për drejtimin që u është bërë strukturave të partisë në këtë qark.
Ajo ka theksuar se partinë socialiste në Shkodër e drejtojnë disa aventurierë, që të vetmin qëllim kanë të përfitojnë ekonomikisht.
“Armikun më të madh, PS e Shkodrës e ka pasur brenda vetes. Prej vitesh në PS-në e Shkodrës janë vendosur aventurierë që e kanë parë partinë si mundësi përfitimi ekonomik. Prej vitesh unë kam qenë e përjashtuar për të marrë drejtimin e strukturave të PS-së në Shkodër. Kërkojmë të jemi parti evropiane, nuk do të pranoja asnjë model tjetër partie. Motoja jonë rreth 8 muaj ka qenë jo më fiktivitet. Edhe një pjesë e organizatave në Shkodër nuk janë formatuar se është respektuar statuti. Por a ka sens që të bëhet kjo gjë dhe të mos respektohet statuti për kreun e partisë.”, është shprehur Hafizi.
Komentet