Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli doli sot në një konferencë për mediat ku njoftoi për ngritjen e një qendre ekselence të NATO-s për trajtimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj.
Ashtu siç tha ministrja Kodheli, një qendër e tillë ngrihet për herë të parë në vendin tonë.
Qendrat e Ekselencës (COEs) janë organizatat ushtarake ndërkombëtare që trajnojnë dhe edukojnë liderë dhe specialistë nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s. Ato ndihmojnë në zhvillimin e doktrinës, për të identifikuar mësimet e nxjerra, të përmirësojnë ndërveprimin dhe aftësitë, dhe provojnë dhe vërtetojnë konceptet përmes eksperimentimit.
Më poshtë fjala e plotë e ministres Kodheli në konferencën e sotme për shtyp.
Mirëdita,
në Shqipëri, për herë të parë që nga anëtarësimi i saj, do të ngrihet një strukturë NATO: Qendra e Ekselencës NATO, për të luftuar fenomenin e luftëtarëve të huaj terroristë.
Pak ditë më parë, propozimi i Ministrisë së Mbrojtjes u shqyrtua në Komitetin Ushtarak të NATO-s dhe u kalua në unanimitet të plotë nga të 28 vendet anëtare.
Propozimi ynë erdhi në një moment kritik për mbarë komunitetin ndërkombëtar.
Fenomeni i luftëtarëve të huaj terroristë ka marrë përmasa të konsiderueshme. Mijëra prej tyre largohen nga Evropa dhe luftojnë sot në shtete dhe territore të destabilizuara në Lindjen e Mesme.
Disa prej tyre janë qytetarë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kjo Qendër Ekselence do të ndihmojë vendet anëtare të NATO-s, por dhe ato shtete partnere të interesuara, për të kuptuar në origjinë shkaqet dhe arsyet e radikalizimit të qytetarëve që jetojnë në hapësirën Euro-Atlantike, si dhe për të gjetur rrugët dhe mënyrat e parandalimit të këtij fenomeni në shoqëritë tona.
Qendrat e Ekselencës së NATO-s janë institucione që trajnojnë dhe edukojnë specialistë nga vendet anëtare. Këto qendra ndihmojnë në zhvillimin e doktrinave, identifikojnë mësime të nxjerra, si dhe përmirësojnë ndërveprueshmërinë mes aleatëve.
Me ngritjen e kësaj Qendre Ekselence, Shqipëria mirëpret në tokën e saj një strukturë që do të mbajë flamurin e NATO-s, duke plotësuar kështu më së miri spektrin e angazhimeve të saj kombëtare.
Kjo Qendër Ekselence, do të mbështesë gjithashtu edhe projektet e Qeverisë Shqiptare për angazhimet e marra në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
Pasja e një strukture të tillë në Tiranë, do t’i shërbejë maksimalisht edhe institucioneve të tjera shqiptare ligjzbatuese, duke i ndihmuar ato për të kuptuar sa më mirë fenomenin e luftëtarëve të huaj dhe për të ndërvepruar me struktura të ngjashme të vendeve të Aleancës së Atlantikut.
Projekti ynë tashmë do t’i kalojë për veprim Komandës Aleate për Transformim, e cila do të na asistojë hap pas hapi deri në përfundimin e procedurave teknike për hapjen sa më shpejt të Qendrës së Ekselencës në Tiranë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori sot pjesë në një tryezë diskutimi me temën “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh . . .
Sot është Fitër Bajrami. Besimtarët myslimanë shqiptarë ashtu si në gjithë botën falën Namazin në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.
Me . . .
Presidentja e Nderit të ‘EPP Women’, Doris Pack, shprehu besimin se Shqipëria kishte të gjitha mundësitë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, pavarësisht sfidave që po kalon. Ajo th . . .
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e fronëzimit të Fortlumturisë së Tij Joan Pelushi si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
Para kler . . .
Kryepeshkopi i ri i Shqipërisë, Joan Pelushi, u fronëzua sot në një ceremoni solemne të mbajtur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Kryepeshkopi Joan nde . . .
Një skandal i rëndë ushqimor ka dalë në dritë dje, ku një kompani private ka importuar produkte ushqimore që përmbanin bakterin e salmonelës, më konkretisht rreth 13 tonë fileto pule.
P . . .
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë sot do të mbahet ceremonia historike e fronëzimit të Kryepeshkopit të ri të Shqipërisë, Joan Pelushi.
Qindra besimtarë pritet të marrin . . .
Ndërsa zv/presidenti amerikan JD Vance ndodhet në Groenlandë për një vizitë njëditore, Trumpi ndau një video të prodhuar nga grupi lobues Securing American Greatness, duke përshkruar in . . .
Vendimi i zv/kryeministres Belinda Balluku për të kthyer ish-Uzinat e Autotraktorëve në zonën e Shkozës në punishte për prodhimin e armëve luftarake dhe municioneve, ka alarmuar banorët . . .
Ish-ministri i Financave dhe ish-anëtari i Partisë Socialiste, Arben Malaj, shprehu shqetësimin e tij në lidhje me situatën politike në vend gjatë një intervistë për News24, duke u foku . . .
Kreu i opozitës ka prezantur gjatë konferencës me gazetarët edhe logon e fushatës të “Aleancës për Shqipërinë Madheshtore”.
Berisha: Të nderuar miq! Nuk ka dhuratë më të madhe se sa . . .
Kryetari i PD, Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama, duke vendosur në tavolinnën e tij bufin, një simbol që siç theksoi lideri demokrat personifikon mençurinë.
Duke folur . . .
Komentet