Koalicioni po funksionon dhe marrëdhëniet janë ë kënaqshme. Ky është vlerësimi që ministrja e mbrojtjes Mimi kodheli jep kur pyetet për LSI-në.
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “7pa5” ne Vizion Plus ajo gjithsesi thekson se janë shume faktorë që do te vendosin për të ardhmen e këtij koalicioni.
Zonja Kodheli nuk heziton të përgjigjet jo pa ironi e pyetur në lidhje me deklaratat e homologut grek Kamenos që gjithsesi, sipas saj, nuk duhen marrë shumë seriozisht.
Në intervistë zonja Kodheli ka folur për rritjen e pagave te ushtarakëve, si diçka e merituar prej tyre, por dhe si një premtim i mbajtur i kësaj qeverie.
Ndërkohë Kodheli ka reaguar për herë të parë për sulmin e mediave greke ndaj saj, të cilat raportuar se 25 vite më parë ajo ka punuar si balerinë në klube nate në vendin fqinj.
Kodheli si përgjigjet për lajthitjen e mediave në Greqi, ka përdorur një thënie të ish-kryeministres së Britanisë së Madhe, Margaret Theçer:
“Gjithnjë festoj pa masë nëse një sulm është praktikisht lëndues sepse mendoj, mirë, nëse ata sulmojnë dikë personalisht do të thotë se nuk u ka mbetur asnjë argument politik.”
Komentet