Milot, Asesori i kultures Nino Daniele, Matteo Lorenzelli, Liu Ruowang e kryebashkiaku i Napolit Luigi De Magistris
Napoli kryeqendra e artit kontemporan ne jug të Italisë keto dite u “pushtua ” nga 100 ujqër kinezë! Një ekspozitë në qiell të hapur, ku skulptori kinez Liu Ruowang ka sjellë instalacionin e tij monumental në sheshin qendror të qytetit italian të kuruar nga artisti i njohur shqiptar – Italian Alfred Mirashi Milot , bashke me galeristin famos milanez Matteo Lorenzelli.
Ky eshte padyshim instalacioni me i madh ne historine e artit kontemporan te Italise , ku pothuajse idea dhe iniziativa eshte e Artistit e kuratorit italo- Shqipetar Milot i cili eshte shok dhe mik i ngushte i artistit kinez ku bashke me te ka bere shume ekspozita bashke .
Ekspozita vjen si një qasje me përmbajtje të shumëfishtë, ku estetika gërshetohet me mesazhin kuptimplotë që skulptori i madh kinez kërkon të përcjellë te publiku vendas dhe përtej atij. Një instalacion i përplotësuar nga prania e 100 uqërve të derdhur në hekur, të cilët vërtiten rreth e rrotull një luftetari që kërkon t’i mbajë larg ato, duke kërkuar t’i trembë me shpatën ndërduar të ngritur lart […]. I gjithi ky inskenim shpërfaq një gjendje tensioni, gadishmërie, frike dhe ankthi, por edhe forcën e pushtetit diktatorial të një realiteti të panjohur për Perëndimin… mesazhi është i fuqishëm, gati therës për çka ai perceptohet si i atillë në sytë e një realiteti ndryshe nga vendi ku artisti është formuar.
Padyshim që kuratori Milot ne bashkepunim Komunen e Napolit , Kryetarin e Komunes Luigi De Magistris , asesorin e Kultures Nino Daniele dhe me miqte e tij napoletanë ka arritur të trondisë me përzgjedhjen e këtij instalacioni, duke përzgjedhur dhe qytetin në të cilën do të ekspozohet, pasi bën bashkë njëherazi jo vetëm dy realitete sa të kundërt aq dhe të përbashkët. – Ujku simbol i të zhdukurve, i perandorisë së nuhatjeve të forta dhe armik i përbetuar i qenies njerëzore, gati-gati edhe i hyjnive..! Një kafshë e vrullshme, me energji të pashtershme dhe që nuk njeh kufizime aq sa e shpien njeriun të humbasë pushtetin e vetkontrollit.
Të gjitha këto si përbërës të konceptit kuratorial që vendos ballë për ballë qenien njerëzore dhe forcën natyrës, Perëndimin dhe Lindjen, dritën dhe errësirën, pushtetin dhe gjunjëzimin, kapitalizmin dhe komunizmin, kulturën kineze me atë vendase napoletane… – një botë e egër ashtu si Ophois hyu i luftës në Egjiptin e lashtë, ai që shoqëron kufomat e të vdekurve gjatë luftime drejt varrit […]. Në të vërtetë skulptori kinez na vërteton nëpërmjet figurës së ujkut atë çfarë në Kinë e konsiderojnë si mbrojtësi i mbretërisë qiellore, sikurse në mitologjinë greke ujku ishte mishërimi i Apollonit kur ai mbante rolin e rrezatimit diellor, por dhe ruajtësi i tempullit të tij në pyllin e shënjtë.
Në këtë vështrim ekspozita-instalacion e artistit Liu Ruowang e kthen vetë qendrën e qytetit në qendrën e një realiteti tjetër, aty ku përballen kulturat dhe estetikat. Padyshim që kuratori Milot shok i ngushte I artistit per me shume se 7 vite , ka evidentuar nëpërmjet kësaj vepre monumentale shpirtin luftarak të popullit kinez, duke e konceptuar atë të shtrirë në të gjithë sipërfaqen e sheshit dhe me vendosje të çrregullt, por të gjithë me drejtimin për të shkuar tek ushtari luftarak, si një mënyrë për të joshur kureshtjen e qytetarëve dhe për t’i bërë ata pjesë përbërëse të vetë veprës artistike. Një vepër, ku publiku lëviz brenda saj, e prek veprën, ballafaqohet me të, komunikon dhe shtron pyetje […]. – Qendra e instalacionit nuk është më qendra e sheshit, por luftetari i stilizuar, i cili ka një qendrim sulmues dhe gati futurist, ku dhe krijon një “koreografi” tipike të qendrimit të ushtarëve kinez. Një element i kapur me shumë mjeshtëri nga skulptori Ruowang që tenton nëpërmjet dinamikës dhe shumëllojshmërisë së lëvizjeve të uqërve të materializoi gjendjen e gadishmërisë dhe të tensionit në çdo cast. Kjo e lidhur edhe me zhvillimet social-kultuore dhe politike në vendin e tij të lindjes, Kinë, ku fryma dhe propaganda komuniste ka arritur të tulasë shpirtin e qenies njerëzore, duke e tjetërsuar dhe vendosur brenda një realiteti surreal, aq sa vetëm fuqia e përbashkuar e “uqërve” dhe egërsia e tyre mund të ndryshojë drejtimin e tatëpjetës ideologjike në të cilën kanë rënë […].

Matteo Lorenzelli, Milot e Liu Ruowang
Luftetari si qendra e instalacionit, por edhe si figura që mbart dy kahet e psikologjisë së realitetit midis kinës dhe Napolit, midis arrogancës se perditshme dhe delirit të një force qe po shkaterrojne cdo gje , midis të mirës dhe të keqes, pasi ajo çfarë del në pah është se si një ideologji përkthehet në një koncept bashkëkohor dialogues mes qenies njerëzore dhe materieve të vdekura si hekuri! 100 uqërit krijojnë pakuptuar një dialog me qytetin, me arkitekturën që i rrethon, e cila nuk është ajo e habitatit të tyre natyral, por që i bën ato fitmitar ndaj njeriut-individ (ideologjisë së kohës), duke i zhvendosur ato në zemër të një realiteti me përmasa njerëzore dhe jo më si krijesa periferike thjesht të egra.
Ne Napoli shikojme kete installacion Ku ne te kenaqur jane adoleshentet qe luajne me ujqerit e Liu Ruowang, i prekin , ka krijuar nje kontakt positiv Ku bejne foto turiste e qytetare nga e gjithe
bota .Ky është rrugëtimi sa joshës aq dhe komunikues midis tre realiteteve të largta mes tyre Kinë, Shqipëri dhe Napoli, por që i përbashkon e tashmja me fenomenologjinë për mbijetesë në kapitalizmin e fillim shekullit të XXI.
Ekspozita eshte sponsorisuar nga Galleria ”Lorenzelli Arte ” Milano .

Liu Ruowang e Milot
Alfred,urime per punen emadhe qe ke bere,duke sjelle piktorin kinez ne Napoli..Ishte diçka e rralle ne kuptimin konceptual.Bukur eshte trajtuar nga ana filozofike,duke kapercyer epokat.Arti i Liut na kujton diçka edhe tek ne,shqiptaret,probleme te aferta me kinezet,po ashtu edhe per napolitanet..Gezohem shume qe me talentin e imagjinaten tende na bere te shohim diçka te rralle ,te mrekullueshme.Suksese te metejshme ne rrugen e bukur te artit.figurativ!
Te Lindishe ne Milot nuk je robe kote jo se etham un por kete e thoin shum .Bravisimo Alfred Mirashi MILOT
Mik i dashtun Alfred !
Kur shoh se je në një rrugë vazhdomsije suksesi në fushen e artit
patjeter se gëzohen pamasë shoket dhe miqtë tuej!
Idea e ketij instalacioni e plotsuar me nje koment te një niveli te larte artistik ,kulturor dhe pse jo edhe filozofik ashte me te vertet per t’u admirue.
I nisun nga talenti i Juej krijues dhe kambëngulja qe Ju karakterizon pres prej Jush tjera vepra dhe aktivitete
te ketij niveli dh pse jo edhe ma lart
Suksese…!