Artisti me origjinë shqiptare Alfred Mirashi “Milot” do të vendosë më datë 30 Mars 2023 në Piazza Mercato, në Napoli të Italisë, skulpturën e tij monumentale “Çelësi i të sotmes”. Kjo vepër po realizohet në kuadrin e projektit “Çelësat e unitetit”, në bashkëpunim me kompaninëamerikane Jean Wolfe nga Los Angeles të SHBA.
Realizimi i kësaj vepre, ndër më të mëdhatë në Europë, në përmasa 10 metra lartësi dhe 20 metra gjerësi, po zhvillohet me intensitet të lartë në kompaninë “VataMetal Konstruksion”. Ambasadori i Republikës së Italisënë Tiranë, Fabrizio Bucci bëri një vizitë në repartin e prodhimit, për t’u njohur me ecurinë e punimeve.
“E kam realizuar këtë vepër falë aktivitetit artistik nëItali”, – tregoi artisti Milot, gjatë bashkëbisedimit me Ambasadorin – “kam studiuar në Brera. Unë vij nga Miloti, prej një familje të shpallur kulakë, ndaj nuk mundesha të studioja në Shqipëri gjatë periudhës sëdiktaturës. Tashmë, jetoj në Firenze dhe mendoj se ështënjë nga qytetet më të bukura në botë.”
“Veprën do ta vendos në Napoli, ku kam pasur kontaktin e parë me realitetin italian, kur erdha nga Shqipëria, si dhe dua të falenderoj Kryetarin e Bashkisë së Napolit, Gaetano Manfredi, për mbështetjen e projektit.” –shprehet Milot.
Vepra e artistit me famë ndërkombëtare, i cili njihet me emrin e artit Milot, është një projekt ambicioz, që ka marrë vëmendje nga media të shumta me mesazhin që ajo përcjell, ashtu si edhe për gjuhën universale, që fton për dialog, tolerancë, porta të hapura dhe një botë pa dallime, pa kufij, ku njerëzit të mund të realizojnë ëndrrat e tyre pa paragjykime e pengesa.
Artisti dëshiron të jetë një “klithmë” që jehon në mbarëbotën, për respekt reciprok mes njerëzve, në mënyrë që ata të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin dhe të mos ketë më vende të mbyllura e të largëta.
Ambasadori Bucci, në një intervistë për RTSH, u shpreh:“Më gëzon fakti që një artist i madh si Alfred Milot, me anë të kësaj vepre, përcjell lidhjen e ngushtë dhe afrimitetin që ekziston mes dy vendeve tona. Jemi të vetmet vende me këtë marrëdhënie. Kemi shumëambasadorë, tashmë. Ata përdorin instrumente të tjera. Alfredi është ambasador i artit. Arti është ura ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, që i bashkon popujt tanë.”
“Historia personale e Milot dëshmon një rrugëtim tëbukur. Kur kam ardhur për herë të parë në Shqipëri, nëvitin 1992, para 30 vitesh, dukej si një vend që kishte dalë nga lufta. Pas 30 vitesh, ka ndryshuar plotësisht.Milot, si shumë shqiptarë të tjerë që u larguan nga Shqiperia dhe iu drejtuan Italisë, gjeti mundësinë për t’u shprehur, punuar, jetuar, për t’u rritur e bërë një artist i madh.”
“Histori të bukura ka shumë. Ai prezanton një histori tëbukur suksesi dhe integrimi. Alfredi është, në të njëjtënkohë, italian dhe shqiptar, e kjo dëshmon se po vijmëduke u shtuar e jo duke u pakësuar. Mund të jesh në tënjëjtën kohë europian, italian dhe shqiptar, pa qenënevoja të bëhen dallime, të tria njëherazi.”
“Milot përfaqëson historinë e bukur të integrimit të njënjeriu, i cili edhe pse jeton e afirmohet në Itali, i ndjen tëforta lidhjet me rrënjët e tij në Shqipëri. Ai, ashtu si 700–mijë shqiptarë të tjerë në Itali, janë si pemët, që rrënjët i kanë në Shqipëri, ku kanë lindur, dhe degët e gjethet përthithin diellin dhe ujin që bie mbi tokën italiane. Kjo është një histori e bukur. Pemët, natyra, toka, dielli e ajri janë të njëjta. T’i paraqesësh të gjitha këto koncepte nënjë vepër arti të bukur si kjo, është gjëja më e bukur.”
“Çelësi i të sotmes”, ndonëse një strukturë prej çeliku korten, flet shumë, më shumë se politikanët, diplomatët e filozofët. Vepra shprehet me gjuhën universale të artit. Ajo bën thirrje dhe frymëzon për bashkëjetesë, komunikim, harmoni, një botë pa ndasi e barriera. Çdo qenie njerëzore meriton vëmendje, respekt, të dëgjohet dhe të ketë mundësi të realizojë ëndrrën e lirisë dhe dinjitetit njerëzor.
Përveç se artist i talentuar, Milot ka përjetuar dramën e izolimit, diferencimit e persekutimit të pashoq të njëregjimi diktatorial. Njëkohësisht, ka shijuar frytet e lirisëdhe dimensionin e saj në Firenze, djepin e Rilindjes europiane. Prej më shumë se tri dekadash, ai ka studiuar dhe krijon në Itali, duke u bërë një emër i spikatur i botës së artit në Gadishullin e Apenineve e më gjerë.
Artisti Miloti është shpallur fitues edhe në konkursin ndërkombëtar të organizuar nga Ministria e Kulturës, “Arti në hapësirat publike” dhe skulptura e tij “Çelësi shqiptar” do të realizohet së afërmi.