Dikur, ajo që sot është milingona
ishte njeri që punonte tokën e tij,
jo i lumtur me frytin e punes,
ai i shikonte të tjerët me zili
dhe vidhte e vidhte të korrat e fqinjëve.
I indinjuar nga lakmia e tij,
Zeusi e shndërroi atë në insekt
të cilën tani e quajmë milingonë;
por as si insekt nuk i ndryshoi zakonet,
sepse ende në fusha vazhdon,
mbledh frytet e punës së të tjerëve
dhe i vë ato në sherbim të vetvetes.
Fabula tregon se ata që janë të këqij prej natyre,
edhe nëse ndëshkohen rëndë, nuk i ndryshojnë zakonet e tyre.
Komentet