Miliarderi rus, Roman Abramovich, pronari i ekipit të njohur anglez të futbollit “Chelsea”, aktualisht i akuzuar nga Zvicra për moskthim të borxheve prej miliona dollarësh, mori shtetësinë izraelite.
Abramovich bëhet kështu qytetari më i pasur i Izraelit. Ai pati probleme për të rinovuar vizën britanike, por si fëmijë i prindërve hebrenj, 51-vjeçari ka të drejtën e shtetësisë izraelite.
Zëdhënësi i Ministrisë izraelite të Emigracionit refuzoi të jepte komente mbi këtë raport. Sipas revistës amerikane “Forbes”, Abramovich zotëron 10,8 miliardë dollarë, shkruan atsh.
Ditën e mërkurë ai u paraqit përpara një gjykate, pranë Bërnes, për borxhin që i detyrohet Bankës Europiane për Zhvillim (BERZH). Kjo bankë kërkon prej tij 46 milionë dollarë plus interesaT, përsa i përket kredisë që BERZH i ka dhënë bankës ruse SBS-Agro në vitin 1997.
Komentet