Dikur partnerë në biznes, tani armiq të betuar!
Miliarderi izraelit, Beny Steinmetz akuzoi një ditë më parë pasanikun George Soros se ka manipuluar sistemin gjyqësor në Zvicër për të dhënë një vendim kundër tij.
Reagimi i Steinmetz për Financial Times erdhi pasi një gjykatë në Gjenevë mbajti në fuqi një dënim ndaj tij për ryshfet. Gjykata e Apelit megjithatë e uli kohën e burgimit nga 5 në 3 vite.
Në një reagim zyrtar, miliarderi Steinmetz, dikur një nga njerëzit më të pasur në botë dhe njeriu më i pasur në Izrael, tha se vendimi ishte pjesë e një fushate të Soros për të manipuluar drejtësinë zvicerane.
Përplasja mes dy biznesmenëve është e hershme dhe daton që në vitet 1990. Përpara pak kohësh, Steinmetz e pati paditur Soros për 10 miliardë dollarë.
Por çfarë ndodhi realisht?
Steinmetz, një biznesmen që rrjedh nga një familje me traditë në fushën e mineraleve, mori të drejtat për të shfrytëzuar një minierë të madhe hekuri në Guinea.
Megjithatë, Soros, i cili së bashku me Tony Blair, ndikuan në rizgjedhjen e presidentit të këtij vendi, Alpha Conde, bëri presion që qeveria e këtij vendi t’ia hiqte licencën. Kjo histori u publikua edhe nga gazeta e madhe britanike, Daily Mail dhe u ribotua nga SYRI.
Por përse Soros dhe Tony Blair ndihmuan Alpha Conde që të fitonte pushtetin në Guine? Sipas gazetës britanike, qëllimi ishte që Soros të vepronte si sekser për licencat e minierave.
“Soros mori një rol praktik në mbështetjen e Conde përpara atyre zgjedhjeve, duke organizuar takime mes tij dhe ndërmjetësve të fuqisë së huaj (në shtator të vitit 2011, ai priti presidentin afrikan dhe djalin e tij në apartamentin e tij në Nju Jork). Herë pas here gjatë kësaj periudhe, Soros dukej se merrte përsipër të vepronte si një negociator pothuajse zyrtar për qeverinë e Guinesë.
Në të vërtetë, ai dukej se po përfaqësonte joformalisht regjimin e Conde në Londër atë vit me një firmë minerare braziliane, e cila kishte interesa në vendin afrikan. Në një email të brendshëm, të dërguar menjëherë më pas, drejtuesit e kompanisë Vale, thanë se atyre u ishte thënë nga Sorosi që të kontribuonin me 250 milionë dollarë për qeverinë e Guinesë, në mënyrë që të lejoheshin të vazhdonin të punonin atje.
Mesazhi sugjeronte se Soros po sillej sikur populli i Guinesë e kishte zgjedhur atë për të drejtuar vendin e tyre. Ata u ankuan se nuk ka të drejtë të flasë në emër të tyre,” shkruan Daily Mail. syri.net