Voal – Gazetari kosovar Milaim Zeka ka shpërthyer ndaj kritikave të mediave për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion.
Në një status në Facebook, i cili kishte ndjekur nga afër Eurovizionin, gazetari Zeka thotë se nuk duhet fajësuar këngëtarja Eneda Tarifa, por probleme të tjera duhet të ishin pasyqruar në media.
Sipas tij, stilistja Bora Kokëdhima fyeu dhe ofendoi Enedën në dhomën e grimit dhe donte t’i merrte fustanin, para se këngëtarja shqiptare të performonte.
Statusi në Facebook i gazetarit Milaim Zeka
Raportimi per Eurovisionin dhe luften e Kosoves
E kam kesaj radhe me nje pjese te kalemxhinjeve te Shqiperise, edhe disa analthithsave
Shkruajne per Eurovisionin, e as ne televizor nuk e shikojne. Shkruajne per kengen, ne nderkohe qe as per orkestrat e jevegjve te Lumi Lanes, nuk kane nivel te shkruajne. E sulmojne kengen, pa e lexuar, dhe as botuar kengen. Shkruajne per zerin e Enedes, pa e degjuar, po minimumi te merrnin nje prononcim as nga Edmon Zhulali, as nga Shpetim Saraçi, te ndodhur ne vendin e ngjarjes, pra ne Stokholm.
Asnje kalemxhi, as analthithes, nuk u mor psh me faktin, se pse vetem Shqiperia nuk kishte regjisor skenik?! Askush nuk u mor psh me ate se si kengetareja e vendit tone, pra Shqiperise se ndritur, naten e 10 majit, kur ishte paraqitja e pare, ajo, sebashku me turmen e mbi 10 mi vetave, duhet te ecete kembe per tek stacioni i trenit nentokesor, pastaj te shtyhej e te ropatej me mijera njerez, ne nje te ftohte te çmendur, sepse nuk i ishte pirositur nje taxi!!! Pra nje taxi, 25 euro!
Nuk eshte shkruar psh qe stilistja Bora Kokedhima, vetem qe nuk ishte lejuar te futej ne green room, e fyu Eneden ne menyren me te poshter, duke dashur edhe te ja mirrte fustanin. Ajo madje, pra Bora Kokedhima, u kthye ne Tr me daten 11, duke e shokuar kengetaren, qe po te isha ne vendin e Tarifes, do ta refuzoja ngjitjen ne skene…!
Po jo. Ma lehte eshte me sha kengetaren. Me lehte eshte me fy, per kete kaste gazetaresh, qe per kondoma me te shkruajte, te bie sida.
Keta jane kasta e gazetareve, sikursr nje kaste tjeter qe shkruanin per luften e UÇK se, jo vetem nga kafete e Tiranes, po shume me zi se sa shtypi serb.
Shikoni more kolege te “nderuar” se cilit politikan, deputet, biznismen, apo bosi te medias po ja merrni ne goje me sabah, shtrengoni mire nofullat, e mos u merrni me kengen e Enedes. E shumta çka munde te beni, folni me Zhulalin, Saraçin, apo Kaçinarin, e mos … Se na bete hore!
Komentet