Mero Baze dëshmitar i mbrojtur i Gjykatës Speciale
Mbrëmë, në bazë të pjesëve të shkëputura nga gazeta express, pash që Mero Baze, paska folur për shume vrasje, te cilat i din.
E para, Mero Baze, duke qenë njeri i oborrit të Sali Berishës, ka vite e vite që shkruan dhe vjelle helm, kundër padronit për të cilin ka punuar. E vërteta e largimit të tije nga Berisha ishte se kishte ardhur informacioni se ai ishte rekrutuar nga shërbimi sekret serb dhe ai grek, për të spiunuar Berishën, dhe për ta përqarë sa më shume krahun e luftës në Kosovë.
Madje, përmes urdhërit të Tomas, i cili organizoj vrasjen e maqedonëve në Shkup, për t ua lënë shqiptareve, Mero erdhi në Shkup, e zhvilluan filmin me fotografitë lakuriq të Edi Ramës, dhe pastaj udhëtoi për Selanik, dhe prej andej i publikoj. Këtë po e tregoj për herë të parë.
E dyta, duke e ditur se unë punoja për mediumet me te fuqishme botërore, vraponte gjithë ditën, sikur mazi mbas pelës, dhe me thoshte: hajde na jepni ndonjë lek ju perëndimoret, ne ju shesim informacione. Po për çfarë informacione e ke fjalën Mero? Dhe ja fillonte: po ja psh ju tregoj se Berisha e ka vra Azem Hajdarin. Ju tregoj se Berisha e ka dhanë urdhërin për vrasjen e Ali Ukës, dhe përmes Flamur Gashit, i ka përcjellë dhe e ka arrestu Hashim Thaçin dhe Bashkim Thaçin te ura e Lanës në Tirane.
Une ju tregoj, vazhdonte Mero Baze, se si Berisha është takuar me Millosheviqin në Shën Naum te Ohrit, bashkë me Kiro Gligorovin. Pastaj dha urdhër për vrasjen e Remzi Hoxhës. Madje kërkonte 100 000 dollarë për të na treguar vendin ku ishte varrosur Remzi Hoxha. Herë thoshte në Laguna të Lezhës, herë në Dajt të Tiranës.
Mero na thoshte se Bujar Bukoshi e ka vra Ahmet Krasniqin, ngase ia kishte dhënë gjoja 40 milion për armë. Pastaj natën që ishte vra Ahmet Krasniqi, ishte arrestu Xhavit Haliti, por ishte liruar me intervenum të Sokol Pogës dhe Sokol Bares.
Mero Baze, të cilin ne e merrnim si te sëmur mental, çka nuk shpikte. Ai për përfitim parash, sëbashku me një gazetar tjetër, dhe disa te Birnit, shpiken teorinë e vjedhjes te organeve.
Tash prap paska shpik gjera rreth vrasjes të Enver Malokut. E paska gjete vrasësin: Azem Syla. Edhe vrasësit e Ahmet Krasniqit i paska gjetë.
Edhe për mu tha se paskam bere lista për me vra Bujar Bukoshin, Halil Bicajn dhe gazetarë që i përkrahin këta dy. Ani këto lista i paskam publiku ne TVSh. Halil Bicen e kam takuar në Tiranë dhe vazhdoj ta kem mik. Edhe Bujar Bukoshi është gjalle. Edhe TVSh akoma ekziston.
Paska harru me tregu kësaj radhe se si “e kam rrah” në Rambuje. Paska “harru”!
Në fund po i them tri gjera:
- Kosova dhe Shqipëria nuk kanë prokuror, se përndryshe o ish dashtë të arrestohej ai, ose ne që përfolemi.
- Asnjë medium publik as privat nuk e kish transmetu këtë interviste pa verifikim të fakteve, mirëpo ata politikan që bëjnë presion pse nuk po dalin në fillim të lajmeve po kah mesi, ata mendojnë që kjo pune është hajgare.
- Nëse Mero Baze, meqenëse e tha vet që unë vetë paskam publikuar këto lista në tvsh, e dokumenton këtë gjë, unë do largohem nga jeta publike, dhe kurrë nuk do të punoj më si gazetar.
Në një vend normal, edhe ai redaktor që ka nënshkru për transmetimin e këtij emisioni, e para do duhej të shkarkohej nga Bordi i RTK-së, e dyta do duhej të përgjigjej penalisht.
Komentet