Gazetari i emisionit ‘’Pa Rrotlla’’, Milaim Zeka, është shprehur i habitur se si kryeministri Isa Mustafa ia ka përmendur Ramush Haradinajt, liqenin e Radoniqit.
Zeka ka thënë se Ramush Haradinaj mjaft ka vuajtur për atë ‘’bazen’’ sic e quan ai, dhe ajo gjuhë nuk duhet të përdoret nga Mustafa, nëse jo për Haradinaj, së paku për gjakun e vëllezërve të tij, Luanit dhe Shkelzenit.
Milaim Zeka ka shtuar se pas dëgjimit të deklaratës së kryeministrit, nuk ka mundur ta besojë ‘’poshtërsinë’’ e tij dhe përdorimin e një gjuhe të tillë./parrotlla.net/
Ja reagimi i Milaim Zekës:
‘’Kurr nuk e kisha besuar!!!
Kam disa ore qe kam degjuar, madje edhe degjuar nje deklarate te kryeministrit te Kosoves, dhe pasha te madhin Zot, prap nuk po e besoj.
Fjala eshte per Liqenin e Radoniqit. Isa Mustafa ja paska permend kete Ramush Haradinajt.
Pavaresisht nga inatet, kunderthenjet, apo konfliktet qe munde t i kene, gjuha e nje kryeministri duhet te jete super e matur. Atije, pra kryeministrit, ne asnje menyre dhe, ne asnje rrethane nuk lejohet nje gjuhe e tille!!!
Boll ka vuajtur Ramushi per ate bazen dhe bazene te tjera. Kryeministri nuk guxon ta perdore ate gjuhe, jo per shkak te Ramushit, po per hire te gjakut te Luanit e te Shkelzenit!
Kryeminister, nese ke pak burreri, pak ndere, pak dinjitet dhe pak intelekt, del dhe kerkoj falje Ramushit.
Perndryshe, sinqerisht, me vjen keq qe vendi ne te cilin kam lindur, ka nje kryeminister, i cili e leshon veten pertej poshtersise!!!’’
Komentet