Gazetari Milaim Zeka në RTK ka thënë se për këto tri raste ka tashmë disa të akuzuar.
Milaim Zeka: Ja lista B e të akuzuarve
Milaim Zeka pretendon se i ka emrat edhe të listës B të Gjykatës Speciale sipas të cilit kësaj liste i prin Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Ilaz Dërguti dhe Sabit Geci nga Llausha.
Zeka tha se Xhavit Haliti akuzohet për një rast në Shqipëri ndërsa Dërguti për një vrasje në fshatin Ujmir të Klinës.
Zeka ka thënë se këto akuza janë do të ngriten mbi bazën edhe shumë dosjeve nga Serbia
Milaim Zeka: Ja ku e mora listën e të akuzuarve në Speciale
Gazetari Milaim Zeka, gjatë emisionit Komiteti që prodhohet në RTK, ka shpjeguar se kush ia dha listat e atyre që pritet të akuzohen, sipas tij, nga Gjykata Speciale.
Zeka thotë se burimi është ndërkombëtar.
“Burim ndërkombëtar i informacionit më ka treguar se Gjykata Speciale do të kalojë me 80-82 vota dhe unë e pashë që burimi është i sigurtë”, tha Zeka.
Pas kësaj Zeka tha se lista i ka ardhur dhe ka parë emrat por që është siguruar mirë deri në publikim të emrave duke cituar atë listë.
Zeka: Lista ime është shumë serioze, edhe rasti “Kiqina” në Speciale
Gazetari Milaim Zeka ka thënë se lista që e ka publikuar është shumë serioze por edhe sipas tij shumë e dhimbshme.
Ai në emisionin Komiteti në transmetuesin publik ka thënë se tre persona e dinë këtë listë vetëm tre persona dhe se atë e ka marrë nga një burim ndërkombëtar.
Zeka ditë më parë ka publikuar emrat e atyre që do akuzohen në Gjykatën Speciale si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, e shumë politikanëve tjerë të skenës politike si dhe ish-udhëheqës të UCK-së.
Sipas tij Gjykata Speciale do të merret edhe me rastin “Kiqina” ku disa persona janë dënuar me shumë vjet burg e që sipas Zekës ata janë dënuar pa faj./KosovaPress/
Komentet