Mikullovci në një intervistë për gazetën “Zëri” ka konsideruar se koalicioni PAN është duke e zvarritur qëllimisht procesin e krijimit të institucioneve. Kjo pasi, sipas tij, PAN-i ose nuk i ka numrat, ose ka përçarje mes vetë koalicionit.
Sipas tij, një bllokadë e tillë mund të zgjasë deri në zgjedhjet lokale (të cilat do të mbahen më 22 tetor). Por, ai nuk ka përjashtuar mundësinë që për shkak të mangësive të Kushtetutës një gjë e tillë të zgjasë deri në pafundësi.
Gjatë bisedës ai ka thënë se veprimet e PAN-it do ta dëmtojnë tejet shumë shtetin e Kosovës. Mikullovci po ashtu është kundërpërgjigjur ndaj akuzave të PAN-it, sipas të cilave ai po e keqpërdor pozitën dhe po e thirr seancën kokë më vete.
Me këtë rast deputeti më i moshuar i Legjislaturës së Gjashtë ka thënë se një gjë e tillë është gënjeshtër e paskrupullt.
Komentet