Mikullovci tregoi se në sallë ndodhen vetëm 59 deputetë.
Në sallë, ashtu sic kishin paralajmëruar, kanë munguar deputetët e koalicionit PAN, të cilët do të duhet ta propozonin kandidatin për kryetar të Kuvendit, si koalicion fitues.
Përveç, PAN, në sallë nuk kanë qenë as deputetët e minoriteteve, shkruan Gazeta Express.
As Teuta Rugova nuk është parë të jetë e pranishme.
Kryesuesi i Kuvendit, deputeti më i vjetër për nga mosha, Adem Mikullovci, përkunder se ka njoftuar se nuk ka kuorum për zhvillimin e punimeve të seancës së 10 gushtit, ai më pas i ka dhenë fjalën shefit të grupit parlamentar të tij, Glauk Konjufces së VV’së.
Komentet