Dështimi i hedhjes në votim të Kryetarit të Kuvendit, në seancën e 24 gushtit, erdhi pasi Enver Hoxhaj i PDK’së, në foltore pranoi se PAN ende nuk i ka siguruar votat e mjaftueshme për zgjidhje.
“Ne kandidatin e kemi por nuk e kemi shumicën parlamentare”, ka thënë Hoxhaj.
Më pas seanca ka vazhduar me deklarimin e përfaqësuesve të LAA’së dhe VV’së.
Avdullah Hoti i LAA’së ka ftuar të gjithë në një tryezë për të gjetur zgjidhje, përfshirë edhe PAN’in.
Ndërsa Kurti ka thënë që PAN’i le të kandidojë dikë tjetër, përveç Veselit, dhe edhe VV’ja do t’ia votojë.
Komentet