Voal – Miku i futbollit kosovar, Jerome Champagne zyrtarisht ka hyrë në garë për president të FIFA-s. Francezi, i cili ka qenë përfaqësues i futbollit kosovar në lobimin për anëtarësim në UEFA e FIFA, e ka konfirmuar edhe vetë se do ta sfidojë Michel Platinin, për postin e njeriut më të rëndësishëm të futbollit botëror. “E kam dërguar letrën e aplikacionit dhe tetë letra dominuese në FIFA të hënën mbrëma”, ka thënë ish-diplomati francez për “AP”. “Është një mision sfidues”, ka shtuar Champagne, i cili krahas Platinit, konkurrentë do t’i ketë edhe Prince Ali bin al-Hussein e David Nakhid. Champagne ishte tërhequr befasisht nga kandidatura në zgjedhjet e kaluara, të cilat i kishte fituar Sepp Blatter. /Zëri/
Komentet