Nuk desha që t’i bjerr këto çaste
(siç më ka ndodhur shpesh)
duke i ndarë
me hënën, xixëllonjat, fluturat jetëshkurtëra,
shiun e zogjtë.
Mike e dashur!
Në jetën tonë intime:
çastet mund të mbushin me ar
çdo kasafortë.
E në sekondë
mund të na i vjedhë Dreqi
që të gjitha!
Reinach, 4 maj 2002
—
Nga libri “Zvicra Shqipëria ime”, Prishtinë 2004
Komentet