Shqiptarëve të Luginës së Preshevës po u merret e drejta e votës. Serbia po i fshin nga evidenca civile dhe nuk po i pajis me letërnjoftime, duke tentuar kështu ta ndryshojë strukturën etnike në atë pjesë të banuar me shumicë shqiptare
Mijëra shqiptarë të lindur në Luginë të Preshevës të dielën nuk do të kenë të drejtën e votës për zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Serbi, në pamundësi për t’u pajisur me letërnjoftime. Shqiptarët në Luginë të Preshevës po shlyhen nga evidenca civile dhe po bëhet pasivizimi i vendbanimeve, duke iu mohuar kështu dhe e drejta e votës. Ata po shlyhen nga evidenca civile pa ndonjë vendim nga organet shtetërore të Serbisë dhe pa u njoftuar për këtë.
Drejtuesit e institucioneve lokale shqiptare në Luginë të Preshevës thonë se kjo po bëhet me qëllim të ndryshimit të strukturës etnike në jug të Serbisë, me theks të veçantë në komunë të Bujanocit, ku edhe më tej shqiptarët janë shumicë.
Nagip Arifi, kryetar i Komunës së Bujanocit, ka thënë për “Zërin” se pasivizimi i vendbanimeve të personave me të drejtë vote ka filluar si procedurë nga Republika e Serbisë, duke pasivizuar sidomos shqiptarët që jetojnë në Malësinë e Bujanocit dhe atë të Karadakut në Preshevë. Arifi sqaron se sipas evidencës që posedojnë, në Bujanoc janë pasivizuar diku 300 persona me të drejtë vote.
Por, prapëseprapë ai thotë se numri i shqiptarëve që kanë të drejtë vote në këtë komunë është më i madh se i serbëve.
Komentet