Voal – “Ne serbët kemi patur gjithmonë përfaqësuese të madhe, por nuk kemi fituar kurrë, sepse secili bënte atë që donte. Jo rastësisht Shqipëria ka 11 pikë në grup dhe Serbia më pak”-tha trajneri i Interit nga Milano, Sinisha Mihajlloviç
Sinisa Mihajloviç tregon përse serbët nuk bëjnë dot skuadër. Gjithçka pas pas disfatës së Milanit në derbin e Madoninës, ku Interi fitoi 1-0.
Drejtuesi i stolit të “Djallit” është vënë në shënjestër për ecurinë jo të mirë me dy humbje në tre javët e para.
Trajneri është cilësuar nga mediat si një sherif, edhe prej rregullores së re të vendosur te Milani, ku punohet me intensitet të lart dhe koha për rikuperim është zvogëluar.
I pyetur rreth kësaj situate, Mihajloviç ka bërë një paralelizëm me momentet e vështira të përfaqësueses serbe, duke përmendur edhe ecurinë e Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2016.
“Rregullat janë thelbësore. Pa rregull talenti nuk vlen. Ne serbët kemi patur gjithmonë përfaqësuese të madhe, por nuk kemi fituar kurrë, sepse secili bënte atë që donte. Jo rastësisht Shqipëria ka 11 pikë në grup dhe Serbia më pak”.
Kritikat e Mihajloviç për Serbinë vijnë kur kanë mbetur diçka më tepër se tre javë nga sfida me kuqezinjtë në Elbasan Arena.
Ndeshja e 8 tetorit është vendimtare për ecurinë e Kombëtares drejt finaleve të Euro 2016 në Francë.
Një fitore e skuadrës së Gianni de Biasit e kombinuar me humbjen e Danimarkës në fushën e Portugalisë, do t’i dhuronte Shqipërisë kualifikimin historik në një eveniment madhor, madje një ndeshje përpara mbylljes së kualifikueseve.SuperSport
Komentet