1.Thirrje MIGJENIT
Nëma grushtin tënd të ligjshëm,MIGJEN!
T’u bie mu në turinj politikanëve
Të shoh si do dridhen atje,në”arenë”
Ulërijnë si qenësallhane.
Hajde bashkë me mua në Parlament
Dhe ke për të bërë sehir
Dikush përtyp çamçakiz a lexon gazetë
A nuk ngjajnë me qafirë?
Askush tek ne që u dhamë votën
Nuk vjen qoftë dhe për një takim
Për vete,me paret tona,gjezdisin botën
Të gjithë janë kthyer në biçimë.
Nëma grushtin tënd të ligjshëm,MIGJEN !
T’i heqim që nga “skena”,
SE pak,po u preke interesin,
Kuisin si hijena!
Nëma grushtin tënd të ligjshëm,MIGJEN!
Ma jep atë grusht të fortë
T’i heqim nga ajo”skenë”
SE ndryshe,do kthehen në skortë.
2.Poetët që vdesin të rinj
Janë me dhjetra POETËT që kanë vdekur të rinj
Dhjetra plagë për ta,më hapen në shpirt.
Më dhimben të gjithë dhe kam dhëmbshuri
I kujtoj dhe dhimbja vaszhdon,çuditërisht.
Më ka ardhur keq,kur u vra Pushkini
Në duel u vra Lermontove dhe SHelli u mbyt në liqen
Më është dhimbsur sa s’ka ESENINI,
Por më shumë dhimbje,për të pavdekshmin MIGJEN
RRESHPJES i”veshën këpucë të reja” *
NDOC GJETJA vdiq pa patur shtëpi.
Them unë:- Përse nuk bie rrufeja
Mbi politikanët tanë faqezinj?
* vargu i RRESHPJES”Të vdekurve u veshin këpucë të reja”.
3.Kur Enver Hoxha”vodhi” OSO BAKALLIN?!!! *
Enveri e “vodhi OSO BAKALIN
Se si OSOJA çeli”arkapija”
Të ruajmë,-tha,- të “pastër” moralin
SE “moral të patër” ka partia.
-A e pat se ç’ndohi në Tepelenë? **
Dy të rinj komunistë ranë”therorë”
Si mund të lejojmë një “thashëethem”
Të vihen “thashethemxhinjtë” nën terror!
Të ngrihemi të gjithë e t’u këputim kokën
Atyre që me gjuhën e tyre na bëjnë “pis”
Si mund të hedhin baltë mbi kohën,
Kohën e “ndritur” të partisë?
Urdhëroi:-Të ruhet morali
Armiqtë do t’i ndëshkojë rrept partia
Dhe ashtu si OSO BAKALLI,
“DJALLI” çeli arkapija!
* OSO BAKALLI,personazh i MIGJENIT.
** Në tepelnë dy të rinjtë vranë veten se qenë të”pastër” moralisht.
4,Vdekja e KOZETËS *
Hiqe dekoratë,kryeministër
SE vdiq KOZETA 15-vjeçare në Vermosh.
Shkele më këmbë dhe ti,ministër,
Të vdesësh nga apendesiti,a nuk është paradoks?!!!
Po ku ishte shteti,ky gjumash i neveritshëm?
Për shtetasit nuk kujdeset,por fle e bën pallë
Flake dekoratën kryeministër
Dhe bashkë me ministrin,në kini ndopak moral?
Bukuria,siç duket,prapë po vret
Si në kohën tënde,i pavdekshmi,MIGJEN!
Përmendore të turpshëm për ty,o shtet,
Kjo 15-vjeçare si një anatemë.
*.15-vjeçaraja ndërri jetë,pasi u mbasj 10-orë në vig,
** ka ndodhur më 5 mars 2003 dhe ,të nesërmen,presidenti dekoroi kryeminstrin Fatos Nano dhe ministrin e shëndetësisë,Mustafa Xhani.
5.Tek varri copëtuem i MIGJENIT
E kanë copëtuar varrin e MIGJENIT
Vallë,ta dinë,pushtetarët?!
Apo nuk ia dinë vlerë MADEMIT
Pushtetarët pak dallojnë nga shpellarët.
SE ndryshe,nuk ke se si mendon ndryshe
Të lejosh që të prishet ky varr
S’ka justifikime.As si as qyshe?
Pushtetarë! Ky akt nuk ju fal!
Migjeni është NDERI I SHQIPËRISË
SHKODRA,pa dyshim,e ka krenari
Të vihen fajtorët pra drejtësisë
SE kanë ndotur një florisafi!
Se flori i letërsisë është MIGJENI
Këtë fakt s’duhet ta harrojmë kurrë
Për SHKODRËN dhe SHIPËRINË është MADEMI
Floriri nuk ndryshket kurrë.
* poezitë janë shkruar në kohë të ndrysheme,por po i botoj,se është 85-vjetori i ndarjes nga jeta e MIGJENIT.
Tiranë,25 tetor 2023