Michel Picooli, interpreton rolin e priftit në Gjenerali i…
Më 18 maj 2020, në moshën 94 vjeç, ndërroi jetë (shkoi në jetën e andejshme, të amshueshme), aktori i njohur francez, Michel Piccoli.
Nuk është se nuk di shumë mbi jetën dhe veprën artistike të këtij aktori të shquar e më famë botërore (njohuri kurrë aq sa duhet!), por edhe me ato njohuri sado që modeste që janë, mbi këtë kolos, mbi këtë princ me fletë të artit të filmit, pa modesti e them!, do të sajoja një libër modest për të. Aq e gjerë e pasur është fusha e veprimtarisë së tij, në teatër në fillim, e pastaj në artin e kinemasë deri në fund të jetës. Por unë nuk do të hyj andej, “llugave” ose në mal pa sakicë, siç predikon një ekspresion yni mençur të provoj të shpalos, i pashpresë, së do të sjell ndonjë të re, apo të panjohur, mbi jetën dhe veprën e këtij kolosi të kinemasë. Rroftë googla! Ja tek e kemi në dispozicion të përhershëm. Ajo i di të gjitha, për të gjithë, e mbi një aktor ndër më të shquarit e këtij shekulli, sikur ishte Michel Picooli.
Prandaj do të ndalem vetëm në një segment, fragment a episod të jetës së tij që, ndoshta opinioni i gjerë francez e botëror nuk e njeh fare, ose që, ndërkohë duhet ta këtë harruar, e që nuk është kurrfarë mëkati, ndërkaq, në anën tjetër, nëse opinioni shqiptar e ka harrur apo ta ketë qitë pas shinë e në harresë, atë “detaj” , do të ishte mëkat i madh, gabim i pafalshëm kombëtar do të precizoja e nënvizoja.
A ju kujtohet (o, shqiptarë të mi!) muaji tetor i vitit 1990. Sigurisht se ju kujtohet. Në mos për tjetër, për një ngjarje të llahtarshme që e tronditi opinionin jo vetëm evropian por dhe atë botëror, të “botës së letrave”, sidomos. Atë muaj të surmë, asaj vjeshte, të atij viti të lig, më i miri dhe më i shquari shkrimtar shqiptar i të gjitha kohëve, zotni Ismail Kadare, pas shumë dilemash grirjes shpirtërore e netëve të pa gjumë, braktisi Mëmëdhënë e kërkoi azil (strehim) politik, në Francë, atje ku kanë gjetur strehën sigurisë dhe të rehatisë edhe shumë shkrimtarë të njohur nga të katër anët e botës, jo demokratike, totalitariste. Çfarë ishte edhe Shqipëria e atyre ditëve. Ne mos edhe më zi akoma…
Ku synoj të dal. Po, në atë çast kur shkrimtari ynë i njohur, Islmail Kadaré, po i përjetonte çastet me të vrugëta të jetës se tij, në qytetin e dritës” në Paris (çfarë paradoksi!), i pari që iu gjend pranë, e përkrahu, e përmbajti, i dha zemër, e ndihmoi moralisht (e pse mos të thuhet, më zë të lartë madje!) dhe materialisht. Ku ishte Ismaili (fati i tij) aty ishte edhe Michel Picooli. Në tana paraqitjet e para publike të Ismailit në Paris e gjetiu në Francë, edhe atëherë kur do t’i ndahej ndonjë shpërblim letrarë, edhe atëherë kur duhej të shpallje kandidatura e tij për çmimin Nobel për letërsi e deri të “imtësitë e imta” jetësore, siç janë: ardhurat financiare mujore, banesa e të tjera. Në shenj solidariteti e miqësie. Michel Picooli, bashkë me Marcello Mastroianin, në filmin artistik “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ka luajtur rolin e Priftit e kështu më radhë. Këto punë më se miri i di Kadaré vetë. (Ah sikur ta kisha dëshminë tij, nuk do ta jepja për kushedi sa!).
Ikja e I. Kadarésë në Paris dhe dalja në skenë, bamirësie e mirëkuptimi, afër shkrimtarit tonë, gjithnjë në krahun e djathtë të tij, Michel Picooli-n e bë me të njohur dhe më të dashur në opinionin shqiptar, prandaj edhe këta (pak) rreshta të shkruar si për ngut, hyjnë në vargun mirënjohjes dhe respektin tonë për këtë mik, vigan të artit të kinemasë dhe të artit të miqësisë dhe të fisnikërisë njerëzore.
———————
Gaillard, 19.5.2020
Komentet