Michael Schumacher ka hapur llogari në rrjetet sociale Facebook e Instagram, derisa ende është duke u shëruar nga aksidenti serioz me ski.
Piloti i famshëm i Formula 1 është thënë se ka treguar disa shenja inkurajuese, derisa është duke u shëruar nga lëndimet e mëdha në kokë nga aksidenti me ski në vitin 2013.
Megjithatë deri tani shumë pak detaje janë zbuluar në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa dy llogaritë e tij në internet tashmë kanë filluar të postojnë momente nga karriera fantastike e shtatë herë kampionit të botës.

Komentet