Voal.ch – Aktori Michael Douglas shprehu mbështetjen e tij për kandidatin presidencial demokrat, Mike Bloomberg, duke i thënë mbështetësve të ish-kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut në Wisconsin se disa nga fjalët e fundit të babait të tij të ndjerë Kirk ishin: “Mike mund ta bëjë atë që duhet të bëhet,”.Një ditë pasi varrosi babanë e tij 103-vjeçar, Douglas, 75 vjeç, ishte në Madison për hapjen e zyrës së dytë të fushatës Bloomberg në këtë shtet.Kur Bloomberg njoftoi se po kandidonte për president në 24 nëntor, tha Douglas, babai i tij Kirk ishte i ngazëllyer.
Fituesi i Oskarit, tha se Bloomberg ka dhënë kontributin e tij edhe si qytetar privat, edhe si ish-kryetar i bashkisë më tepër se çdo konkresmen apo senator.
Është një njeri i madh, një njeri i madh, tha Michael Douglas për Mike Bloomberg.
“Është një moment i rrallë, që nuk e kam përjetuar që në kohën e John Kennedy,” shtoi Douglas./EB
Komentet