(Me lotin pa ndal dhe me zemrën plot dhimbje, në emrin e bashkëmendimtarëve të mi, protestoj me vargje e me këngë vaji për vrasjen makabre të të rinjve çekë nga të mallkuarit e kombit)

I
Dy njomzë dy pllumba t´bardhë
Nga Çekia rrugë kan´ marrë,
Zemrës e shpirtit me i vu kënaqësi
Kur vizitojnë t´bukren Shqipni.
Kjo e bukura me djem barbar
Ju bani vdekje e ju bani varr!
II
A moj Anna moj bukuroshe
I re Shqipnisë qoshe më qoshe,
Me Michalin atë djal të ri
Mbushun plot me dashuni.
Të mbushun plane për këtë jetë
N´Dukagjin shkret me ju mbetë.
III
Ju tradhëtuen e ju vunë prita
Këtë s´na e mbante mend tradita,
Nuk e pritshit vdekjen kurrë
N´shpirt e mbanit t´shqipes flamur.
Atë flamurin me dy krena
Ah! Sikur ishim ma nuk jena.
IV
Kur e mora sot atë lajm të zi
Nuk po më teren ma sytë e mi,
Miq ju kishim, ju na nderonit
Andaj atdheun ma vizitonit.
M´fal moj Anna e m´fal Michal,
Ne nuk jemi të gjithë vrastar.
V
Dukagjin more të raft shita
Kurrë nga ti këtë nuk e prita,
Kishit doke e pritje t`mirë
Ju nuk vrajshit mysafirë.
Kah të erdhën k`ta djem t´marrëzisë
Me ja marr ftyren Arbnisë.
VI
Krim makabër e krim mbi krim
A jem shqiptar a muxhahedin?
Terr na e batë more atë pak dritë
Dukagjini kështu s`ka pritë.
Borxh po hymë keq e ma keq
Do t´na han i mallkuemi dreq!
04.07.2015
Düren








Komentet