VOAL – Lajmi për ndarjen e papritur nga jeta të aktorit të madh Bujar Lako ka tronditur botën e artit dhe të kulturës në Tiranë dhe të gjithë artdashësit shqiptarë. Në një postim pak çaste pasi e ka marrë lajmin e hidhur, me shumë emocion ka reguar regjisori dhe aktori i shquar Mevlan Shanaj, koleg dhe mik i ngushtë i Bujar Lakos. Postimin e ka shoqëruar me një foto nga filmat ku kanë luajtur së bashku. Ne pak fjalë, Mevlan Shanaj ngërthen një dhimbje e pikëllim të madh për Bujar Lakon:
“Klithme nga qielli nga shpirti, gjithe ajri me merr frymen, ka ikur Bujo!! Lajm i dhimbshem theres qe ne miqte si edhe familja e kemi te pa perballueshem.”
Komentet