Kur manat e bardhe bahen
Sa bula e gishtit,
E pikojne n’bar vendin e mbushin, Me arome, bletet mbledhin mjalte,
Grate fisnike te Kulla e Pjeter Vatit n’oborr,
Nipat te dajat i adhurojne,
Gja’ nuk iu thone.
Te magazinat me thupra e mbulua,
Me xunkth,
Gjoni e Kola i Mares, turnin, Pashkut ia kane marre,
Nua Zef Gjoka asht’ ketu,
Ma i madhi Drejtues,
Rojet vigjilojne besnikisht mallin, e gjane. (Librat e shejt: Mos vidh as ne shtet!). Burrat, Kolec Marku Mbi “biank”-un, ne rrugzen,
Argjinatures po kthehet si zotni,
Bagtite nga mereja e Gjolleshave, Me troke e zyle, mbrapan lane Pluhun po kthehen,
Drejt Vaut Gjeto Ded’s varzat, Zbresin tu qesh,
Culi, Zoga, Chuli, Maria, Luxhja, Dranja, Filja e Ded Rrokut,
Baca e Gjetos mesuese pritet me dale,
Un’ mbarova klasen e pare,
Ne qytetin e ri,
Kujtoja mesuesen e bukur Klara Kodra, me floket e saj,
Me onde e thonje te bardhe,
Me maje,
Shenje ne faqe njehere me lane,
Si qortim, fletoren kur e ndyeva Mbi te, kallamarja e bojes,
U rrezua, shkruanim me pene si, Piktore, larte holle, poshte trashe,
Prena e Ded’s e Lezja me ruba te zeza gjithmone, Zoti u jepte force.
Vera po mban shume nxet e n’zheg, Njerzit pushojne ne fresk nen peme,
Vetem Prela ecen i mendueshem,
Din se kur do te bien shi, me hedh, koshat, mrezhat, me dal me plumce, Ne Maden e Re e te Vjeter,
Prej te atit pervojen mori,
Ec ne rrugen qe lane qerret, Ngarkua me bostan,
Mbuluar me talle,
Byrat hapin tunele ngrejne token si mali i Tomorit ne minjature,
Njerezit kerkojne se kur,
Moti do t’ freskohet me lidh kalin, T’u bahet kollomoqi si ne Zallgjodeds.
Turbullina ia mrrini te shpia e Marash Delise,
Dushi lyeu shpejt e shpejt,
Grykat e koshave me brume,
N’ Made levreku ma fort te Mbrenshmet e qingjave pelqen,
Qefull e mlysh mbushen koshat, Rralle ndonji njale brenda gjen.
Marku i Tom Kol’s m’tha nje vit me pare,
Kete nuk e pritja prej tij,
Se tash nuk luaj me shoke,
Jam ne shkolle,
Un’ ula kryet mendova e thashe me vete,
N’Zallkolec ne vendin me te dashur pse kam ardhe.
Luka e Nika bajne cudina njihen ne Zalle*,
Mbi shelqe te njoma si dragonj, Sikur notojne.
Deri n’zemer te Mades s’Vjeter Krijojne nje orbitale,
Ne zemren teme thelle si me magji, Shperthen deshira.
N’mbramje nuset e varzat rrahin Dorzen e trumes me rradhe,
Shaqja del e i pret pa asnji bezdi, Me dashuri,
Mramja e mire i thone me pervujteri, e respekt,
Ne sup vene buljerat e kotrovat N’ije me nje thjesht: Nat’n e Mire.
Djelt u kthyen prej fushes se topit Fitorja i lumturon,
Daj Marku po kthehet neper muzgun me lagsht,
N’xhep m’i ruan, Karramelet qe bleu te Zef Frani,
Ty ty ty po bien buria,
Skoda ime fluturon, ai asht’, motivi
Sipas Pjeter Gjergjit,
Fishllimen e tij ia njoh me Befason, me trimnon si ate vete.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
V.O. : 1-*Milan Shuflai(1888-1931) kishte zbuluar <<Zali de MATKO>> dhe <<COLEMATIA>>- 1402.
Guret per themelet e kullave silleshin me varka lumore, te Vau i Motorrit, shiteshin me kile, sepse pronari i barkes keshtu i blente. Ne vitet e para te shtetit shqiptar, guri ishte nje material ndertimi i cmuar ne dy anet e grykderdhjes se lumit.
++Gjo’ Marku(1912-1980), ishte thirre per me marre pjese ne shtypjen e <<Kryngritjes se Etem Totes>> ne Fier-1935, grumbullimi i rezervistave u ba ne Vlone, por Gjonin me nje tjeter nga Arrat e Milotit e kthyen ne buzmbramje se ishin te vetem. Gjithe udhtimi naten me hane mbi nje “RENO” kishte qene fantastik ne nisje (nga ish-shkolla e marines) ne gjirin e mahnitshem e mandej mes kodrave me ullinj, duke qendruar ne karroceri mbi nje stol, nuk e zuni gjumi deri ne Milot, duke pa ate rrote qe sillej pambarim dhe cudi, si nuk u keput !!??
Ne nentor 1944, ndodhej ne Patok kur pa tre avionet luftarak qe u futen mbi shtratin e Matit drejt Milotit dhe pa pritmas kur njeri u menjanua e ashtu tu nxjerr tym te zi levizi sipas nje harku dhe erdhi e u perplas e tu marre perpara mrinat pa u shkatrrua. Ishte goditur nga artileria gjermane, e cila ndertonte mbi xhade makina prej derrase per te terhequr avionet bombardues te fuqive aleate. Gjoni me te shoqen nuk kishin levizur ishin shtri per toke ne tlame(toke e sheshte qe len pas zbatica detare, mbulur vende-vende me bime kripdashese si drokthi), kur ia mberrini skuadra e mbrojtjes bregdetare gjermane te Megja e Shytit, por piloti ia kishte dale te ikte, por fatkeqsisht u glebit kur po kalonte Vijen e Kukalit. Gjermant nuk e gjeten pilotin, ate e kishin gjete me vone disa alkaxhij dhe e kishin shoqeruar te dom Luigji dhe ma vone kishin marre vesh se ishte anglez.
+Kola i Mares, kolegu ma jete gjate i te parit i pat’ kalua te 90-tat, mori pjese ne provokacionet greke te 2 gushtit, 74 vjet me pare bashke me Sadik Rame Bacin(FK) ne Bilisht Korrce.
+Pashko Nika mori pjese ne Luften e Dyte Botnore.
+Prel Marku ishte nje burre i mire, i mencur, i respektueshem. E kisha pare ne femijeri tek hidhte rrjeten me plumce ne Maden e Vjeter. Ishte i pasardhes i nje peshkatari te njohur ne Malin e Shen Gjinit, Marka Nik’s dhe ky i fundit nga “Shkambi i Ulqinakut” te “Shkambi I Markanik’s” drejtonte me perpikmeri koleget e tij per rrethimin me mbrezha te masave te peshkut ne det. Ne Patok te Vjeter, njihet mikrotoponimi <<KSOLLA e MARKA NIK’s>>.
Dy bija të Alkut
Kolec Marku (djathtas) me dy kushërinjtë
Baroni hungarez F. Nopca ka ndejtur ne Alk ne periudhen rreth pavarsise, ka botuar 60 poezi, jo te bukura po disi epike per malsorte dhe shqiptarte.