Duke iu përgjigjur pyetjeve në komisionin hetimor parlamentar të mazhorancës për shkarkimin e tij, kreu i shtetit, Ilir Meta, ka theksuar sot se vendimi i tij për të shtyrë zgjedhjet me dekret, ishte zgjidhja e vetme në kushtet kur të dyja palët politike sic tha Meta, “kishin marrëveshje për konflikt”.
Kushtet e vendosura si nga kreu i PD Lulzim Basha që të mos ulej në dialog me Ramën kryeminisitër, e po ashtu edhe kushti i shefit të qeverisë për të mos negociuar një datë të re zgjedhjes, qoftë edhe brenda muajit korrik, ishin të papranueshme. Presidenti Meta tha se në bazë të informacioneve sekrete që kishte, nuk mund të priste që të humbte jetën një polic, pasi një police humbi gishitn, përballë demonstruesve të acaruar edhe “nga gjuha shpesh helmuese e kryeministrit”, u shpreh kreu i shtetit.
“Kush tha që zgjedhjet e reja nuk mund të bëheshin brenda muajit korrik nëse s’do ishte vullneti i mazhorancës? Qëllimi im ishte për datën më të shpejtë por me gjithëpërfshirje.
Edhe OSBE e premendi ne raport qe presidenti bëri thirrje të vazhdueshme për dialog. Bëra përpjekje por kishte dy pengesa, e para kokëfortësia e kryeministrit për të mos diskutuar munsësinë e shtyrjes së dt 30 qershor dhe së dyti kokëfortësia e kryetarit të PD për të mos u ulur në një tryezë me zotin Rama si kryeministër, të dyja për mua ishin të papranueshme, se opozita, e cila ishte larguar nga Kuvendi, nëse do ulej në dialog për cfarë do fliste? E papranueshme ishte edhe kërkesa e Bashës që të mos ulej me Ramën Kryeministër. Kur mora këtë vendim ishte një situatë e cmendur, të dy palët nuk mbanin asnjë lloj përgjegjësie, s’jam dakort me opozitën, me zgjedhjet që bënë dhe thonin nuk mbajmë përgjegjësi për popullin që del në demostrata, por po kështu skam qenë asnjëherë dakort as me mitingjet që në thelb ishin antimitingje, që sa herë opozita vinte në protestë në bulevard, edhe ai organizonte mitingje kundër opozitës pa marrë parasysh që kishte një detyrë më të rëndësishme, e pa marrë parasysh se gjuha e tij shpesh helmuese acaronte protestuesit. Cmund të bënte prsodenti kur të dyja palët donin konfrontim, një police e humbi gishtin, presidenti s’mund të priste të humbte jetën një polic për të nxjerrë dekret. Kjo do ishte një faturë e madhe për stabilitetin dhe besueshmërinë e vendit.
Të shtunën para se të merrja një akt të tillë, pasi u njoha edhe me dokumentet shtetërore sekrete që mund të digjej Kuvendi i Shqipërisë, në këtë moment kam bërë aktin më të mirë, e kam pasur të pamundur të thërras një tryezë, kur të dy palët kishin një marrëveshje për konfrontim ishte detyra ime të evitoja pasoja që do i vuanin qytetarët shqiptarë. Për këtë qëllim kam nisur menjëherë diskutimet, me zotin Milo dy herë, edhe pas shfuqizimit të dekretit”.
***
Kreu i Shtetit, Ilir Meta e ka nisur fjalën e tij në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij, me argumentimin se përse pranoi të merrte pjesë pa hezitim, pas thirrjes që iu bë nga komisioni.
“Gjykova tepër të arsyeshme dhe të domosdoshme që të jem këtu, sepse kam bindje të plotë që cdo politikan, aq më tepër kryetari i shtetit duhet të tregojë respekt ndaj institucioneve dhe të japë shembullin e bashkëpunimit por së dyti e jam i bindur që pavarësisht se Kuvendi e ka bërë gjykimin para e të nisë hetimin, përmes rezolutës, në interes edhe të transparencës edhe të ndriçimit të cështjeve që kanë të bëjnë me vendimmarrjen për të dhënë të dhëna të tjera që mendoj se u shërbejnë të gjithëve për tu qartësuar më shumë”- tha Meta.
Presidenti ka theksuar gjate fjales se tij, se “Duke nxjerrë dekret ka mbrojtur të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve shqiptarë dhe ka shmangur një proces jo demokratik të votimit me një kandidat. Kjo ishte sa i takon të drejtës së zgjedhjes, nëse e ka respektuar, mbrojtur, apo e ka cenuar apo dëmtuar të drejtën e zgjedhjes së shqiptarëve”.
“Presidenti i Republikës për shkak të vendimit shumë të qartë të marrë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me kompetencat dhe përgjegjësitë e tij, si kreu i shtetit në raport me detyrimet ndërkombëtare të vendit, e ka për detyrë më shumë edhe se vetë qeveria të garantojë detyrimet ndërkombëtare të vendit. Për këtë arsye mandati i Presidentit është 5 vjecar, kurse i qeverisë është 4 vjecar, pra që të garantojë vazhdimësinë e këtyre detyrimeve”- tha ai.
Ne argumentimin e tij, presidenti paraqiti nje vendim te Gjykatës së Strasburgut, të vitit 2015, që gjykoi se zgjedhjet me një kandidat janë fiktive.
“Gjykata e Strasburgut, në vitin 2015, ka marrë një vendim që ka ardhur si rezultat i shqyrtimit të një çështje të ngjashme kundër Bullgarisë, ku disa shtetas bullgarë me origjinë turke kanë pretenduar shkeljen e të drejtës së votës së tyre. Gjykata ka arsyetuar se: e drejta e votës e garantuar nga neni 3 i Protokollit nr.1 nuk është e limituar në veprimin e zgjedhjes së një kandidati dhe hedhjen e votës në kutinë e votimit. Vota e çdo zgjedhësi duhet të krijojë mundësinë e këtij të fundit të ndikojë në formimin e organeve ligjvenëse, në të kundërt e drejta votës, procesi i zgjedhjeve dhe për rrjedhojë edhe rendi demokratik në përgjithsësi, do t’i mungonte e drejta në substancën e saj. Pra, të thuash zgjedhje me një kandidat do të thotë të bësh një proces fiktiv, pra qytetarëve u mohoet e drejta për të zgjedhur. Për këtë çështje, Bullgaria u dënua me një gjobe të caktuar”,- tha ai.
Komentet