Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta në një dalje publike para gazetarëve, një ditë pas publikimit të marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës, Lulzim Basha tha se shqiptarët ishin të rrezikuar, ndërsa sot janë të qetë.
Meta tha se LSI do të jetë një forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.
“Kjo marrëveshje është e rëndësishme për vendin për qytetarët dhe për sigurinë që ata meritojnë.
Së pari seanca do të mblidhet kur të jenë të gatshëm të gjithë palët. Së dyti të gjithë shqiptarët ishin të rrezikuar nga zgjedhjet e njëanshëm pa opozitën, tani të gjithë do të jenë të qetë dhe padyshim do ketë dhe surpriza“, tha Meta.
Ai theksoi se “duhet t’u siguroj se LSI është sjellë në mënyrë të përgjegjshme dhe ka qenë forca e parë që ka kërkuar këtë dialog.
LSI ka qenë e gatshme të japë të gjitha ministritë sepse LSI e ka fuqinë tek rinia. Fati i madh që bulevardi është i lirë. ka shumë alternativa, ka garë, ka demokraci, do të ketë surpriza. Zgjedhjet do ti garantojnë të gjithë forcat politike që do të marrin pjesë”.
Meta vuri në dukje se LSI do të donte që marrëveshja të ishte bërë muaj më parë dhe vendi të mos e kalonte këtë krizë, “por fat të mirë, tha Meta, vendi është i qetë dhe qytetarët do të kenë mundësi që në 25 qershor të zgjedhin më të mirët”.
Në fund Meta dha edhe një mesazh. Ai është i bindur se LSI do të jetë forca e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.
“LSI do të jetë forca e parë në zgjedhjet e 25 qershorit, jam i bindur për këtë gjë. LSI ka qenë e gatshme dhe ka ofruar të gjitha forcat e saj dhe është e qetë që ka thënë kontributin e saj që zgjedhjet të mos binin në humnerë. Demokracia është surprizë, zgjedhjet e lira dhe të njëanshme nuk janë surprizë”, përfundoi Meta.
Komentet