Ne kulmin e debatit te madh per shembjen e Teatrit Kombetar, kur qeveria ka gati projektligjin per kalimin e prones publike tek privati dhe teksa artistet i kane lene afat deri te premten te terhiqet, ne te kundert hyjne ne greve urie, vjen reagimi i forte i presidentit Ilir Meta.
Sipas projektligjit, qeveria do të krijojë një Komision Negocimi me kryesimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i cili, pavarësisht titullit “komision negocimi” do të ketë për detyrë të përfaqësojë pronarin shtet të truallit të Teatrit Kombëtar si dhe t’ia kalojë këtë truall kompanisë “Fusha” sh.p.k.
Reagimi i Metes
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta po ndjek me vëmendje të veçantë dhe në vijimësi shqetësimin e komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, të kthyer tashmë në një debat publik.
Presidenti i Republikës organizoi edhe një takim me një përfaqësi të artistëve kohë më parë dhe ka dëgjuar shqetësimet e sugjerimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme.
Presidenti i Republikës, bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare.
Jo, mo jo…se artistet nuk degjohen, se nuk degjon njeri ky shalgjati yne! Po ti si president duhet te thuash kemi kushtetute dhe ligje dhe se ligji nuk te lejon t’i falesh token shtetrore privatit..Sigurisht, mbas privatit eshte vete shalgjati