Pas takimit me Shpëtim Idrizin, Ilir Meta në një konference shtypi urgjente ka bërë deklarata te forta, ku ka paralajmeruar se nuk do te dekretoje asnje qeveri qe guxon të prekë votat.
Sipas tij, “LSI dhe PDIU jane në bashkëpunim të ngushtë për të garantuar votën e cdo shqiptari, por të gjithë atyre që do votojnë për partitë e tjera, nuk është aleancën e dy individëve kundër LSI apo PDIU po kundër shqiptarëve, zgjedhjeve normale”.
FOTO/ Meta dhe Vasili 30 minuta “kokë më kokë” me Shpëtim Idrizin
Kreu i LSI-së, Petrit Vasili dhe ish lideri i saj Ilir Meta, sot presidenti i zgjedhur i vendit, kanë zhvilluar sot një takim kokë më kokë me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin, i cili zgjati 30 minuta.

Takimi me tyre, u mbajt në selinë e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Lëvizja e fundit vjen në kulmin e fushatës elektorale, në një kohë kur tonet janë ashpersuar së tepermi dhe kur Rama-Meta kanë kaluar tashmë në akuza shumë të forta ndaj njëri-tjetrit.
Komentet