Mund të shpalleni non grata? Meta: Nuk kam asnjë problem me ligjet në SHBA
Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me raportet e tij me SHBA. Në emisionin “Opinion”, Meta ka thënë se ka raporte të mira me SHBA, pavarësisht se disa nga zyrtarët amerikan të ardhur në Shqipëri nuk kanë përfshirë në axhendën e tyre takim me presidentin.
Meta tha se është i vetmi politikan që nuk i ka gënjyer SHBA dhe se çdo qëndrim i tij iu është thënë në sy zyrtarëve amerikanë.
Presidenti u pyet nëse mund të shpallej non grata nga SHBA. Meta tha në emisionin “Opinion” se nuk ka asnjë problem me ligjet në SHBA dhe nuk ka bërë asgjë kundër Shqipërisë.
Si janë raportet tuaja me SHBA, disa zyrtarë amerikanë nuk kanë përfshirë takim në xhendën e tyre?
Unë argëtohem, unë e di shumë mirë se kush është rangu e di shumë mirë sa ndihmës sekretar, sa zëvendës ndihmë sekretar ka… Këto janë banalizime të politikës shqiptarë, është një qëndër këtu shpërndan lajme, erdhi ky nuk takon Metën. Pse presidenti është i papunë.
Ka një shqetësim të SHBA me ju e me rolin tuaj?
Nuk kanë si të kenë. E di pse? Nëse një politikan që nuk i ka gënjyer SHBa është Ilir Meta. Nëse ka një politika në Shqipëri që iu ka thënë se kjo është po e kjo është jo dhe jo i është dhënë në sy dhe është argumentuar, Meta ka patur gjithmonë të drejtë se mendohet shumë kur fletë me partnerët…
Pas largimit nga Presidenca mund të shpalleni non grata?
Non grata? Mua me vjen per te qeshur me kete ceshtje. Do te isha i zhgenjyer nese nuk do te ndodhte sa kohe jam President. Ilir Meta nuk ka asnje problem me ligjet ne SHBA. Nuk ka paguar asnjehere as ne te bardhe, as ne te zeze per te bere foto me Presidente te SHBA. Ilir Meta ke zero probleme me SHBA.
Ilir Meta ka nje raport te pare dhe te shenjte me Shqiperine dhe nuk ben asnje akt qe lendon Shqiperine. Kete une ja u kam bere te qarte te gjitheve. Ilir Meta, nuk ka bërë asnjë marrëveshje me institucionet në SHBA, për interesa personal të tij. Janë qarqe të ndryshme njerëzisht, të cilët kanë krijuar një sistem dezinformomi për Presidentin e Republikës për interes të ndryshme të tyre. Unë nuk kam asnjë konflikt me SHBA-të, konfliktet janë krijuar nga gruaja e Bilalit. Ilir Meta nuk ka asnjë problem me Shtet e Bashkuara të Amerikës. Ilir Meta nuk ka paguar në të zezë për tu fotografuar me politikan të ndryshëm në Amerikë. Ilir Meta nuk i është dashur që të paguaj drejtësinë në Amerikë për të mbyllur çështje të drejtësisë. Ilir Meta ka firmosur marrëveshjen e ekstradimit me SHBA-të, nëse kjo gjë ka probleme jam i gatshëm të të përballem edhe atje dhe me çdo institucion tjetër. Ilir Meta, nuk ka bërë asnjë marrëveshje me institucionet në SHBA, për interesa personal të tij. Ilir Meta ka firmosur marrëveshjen e ekstradimit me SHBA-të, nëse kjo gjë ka probleme jam i gatshëm të të përballem edhe atje dhe me çdo institucion tjetër.
Situata në PD, Meta: Zgjidhja e vetme është vota
Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me situatën brenda në Pd duke thënë se opozita nuk është as në seli dhe as në Kuvend, por sipas tij, opozita e vërtet është populli.
Meta ka sugjeruar në emisionin “Opinion” se PD duhet t’i drejtohen PPE që të dërghojë një mision për të vlerësuar situatën brenda partisë.
Sipas Presidentit, zgjidhja e vetme për situatën në PD është vota.
“Opozita nuk eshte as ne seli dhe as ne Kuvend. Opozita eshte populli, jane qytetaret. Une nuk e caktoj dot se kush eshte dhe kush do te jete opozita. Une per PD kam vetem nje keshille: A jeni ju PD anetare e PPE? Ju PD e dashur e Shqiperise, me merita te jashtezakonshme per zhvillimin e vendit, kerkojini nje mision PPE per te vleresuar gjendjen brenda jush. Zgjidhja per situaten ne PD eshte vota”,-tha Meta
Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot se opozitën shqiptare deri më 25 prill e ka dirigjuar kryeministri Edi Rama duke renditur madje edhe çështjet shumë të diskutuara. Meta tha në “Opinion” se LSI bëri vetëvrasje me djegien e mandateve dhe u bë bisht i opozitës së dirigjuar nga kryeministri.
“Opozitën shqiptare deri më 25 prill e ka dirigjuar Edi Rama, nga akuzat ndaj meje për të ashtuquajturën çështja Doshi-Fufi, nga çadra, tek djegia e mandateve, zerimi i pushtetit vendor dhe deri tek zgjedhjet e fundit. Për LSI mund të them që bëri një vetëvrasje me djegien e mandateve dhe u bë bisht i kësaj opozite të dirigjuar nga Kryeministri. Në nivelet e larta nuk ka gabime, ka tradhti”, deklaroi Meta.
Kreu i Shtetit tha se 25 prilli ka qenë një komplot kundër demokracisë dhe se ka pasur plan për gjakderdhje. “Komplotistët tani janë evidentuar qartë. Në 25 prill ka pasur plan për gjakderdhje dhe dhunë. Jam krenar që falë kontributit tim ky skenar u shmang”, tha Meta.
Komentet