Mesazhe të qarta ka dhënë nga Komitetit Drejtues i LSI, kryetari Ilir Meta lidhur me ngërçin politik. Meta tha se “ai që është më tolerant” është dhe më i fortë ndërsa kujtoi se nga dorëheqja nuk ka asgjë për t’u trembur.
Ai tregoi rastin e tij e të LSI në vitin 2013 kur iku nga PD-ja.
META PËR DORËHEQJEN E RAMËS:
“S’humbet LSI-ja po ika unë, po ikën ministrat, postet tona… Na gjeti gjë ne që ikëm nga PD-ja e kaluam në opozitë. Që shumë njerëz humbën vende pune, edhe pa të drejtë?”, tha Meta.
“Ai që është më tolerant është edhe më i fortë, këta që thonë po u tërhoq ky do bëhet qameti se s’paska qenë burrë, të gjithë këta nuk duhen dëgjuar se ata kanë hallin e tyre interesat e tyre jo të liderëve apo forcave të caktuara politike”, tha kreu i LSI-së.
META PËR DROGËN:
Procesin e drogës e kemi thënë është problem mjaft serioz, problem që po e ndjejnë shumë njerëz, nesër do e ndjejnë edhe më shumë, për kanabisin na duhet një pakt, është një problem serioz që nuk u krijua sot,Lazarati ishte një monument i dukshëm por ky fenomen ka dalë jashtë kontrollit dhe shpresojmë që të ndërgjegjësohet e gjithë shoqëria sepse Shqipëria ka një fat të mirë e të keq që do varet nga ne politikanët: pozita gjeografike, që mund të na kthehet në një fat të mirë nëse do dimë ta menaxhojmë këtë situatë, o do jemi një qendër e krimit të organizuar ose një hap për investimet e huaja kudo në Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi.
Kjo pa asnjë diskutim kërkon një rritje të përgjegjësisë por kjo nuk do të thotë të kalojmë në teprime ekzagjërime, që krijojnë më shumë tym se në fund fare, nuk ka rëndësi kush e nisi i pari, do jetë një gjë shumë e keqe për Shqipërinë.
META PËR BISEDËN ME ZYRTARIN AMERIKAN:
Nuk më harrohet kurrë një mik amerikan para se të merrnim ftesën në NATO, atehere ishte Berisha kryeministër, më thotë: Duhet t’i jepni fund kësaj situate se e dini si është kjo puna e Shqipërisë: Si puna e një avioni qe do të ulet diku por kur shikon zjarr poshtë ikin e ulet në një aeroport tjetër. Ai nuk do thotë e ka fajin Rama Meta a Berisha, ai thotë aeroporti s’është i duhur do ikim në një tjetër, ndaj mos e humbim këtë rast.
Ai që është më tolerant është edhe më i fortë. Ata që thonë po u tërhoq ky do bëhet qameti se s’paska qenë burrë… të gjithë këta nuk duhen dëgjuar se ata kanë hallin e tyre interesat e tyre jo të liderëve apo forcave të caktuara politike. Ne besojmë shumë partneritetin me SHBA e BE.
META MESAZH DIPLOMATËVE:
Nëse ka ndonjë diplomat si pretendojnë disa përfaqësues të opozitës që zgjidhja është që LSI të dalë opozitë e të hyjmë në zgjedhje, kjo është në kundërshtim me parimet e BE, të dialogut politik e të tjerë sepse BE kërkon zgjedhje të lira e të ndershme jo farsa, PD ka 100 përgjegjësi siç ka meritat e veta por absolutisht ne dhe askush nuk duhet të kthejë Shqipërinë në kohën e opozitës që na krijoi atëhere Sali Berisha, opozitën e Sali Rexhepit, të më fali zoti Rexhepi.
Komentet