Ilir Meta ka bere gjithashtu nje deklarate te forte ne studion e Arian Canit, kur ky i fundit po e pyeste per koalicionet paszgjedhore.
Nen ze, Meta ka thene “71 me PD-në”, duke iu referuar PS-së dhe deklarates se Rames, por qe nuk eshte degjuar mirë dhe per kete, Cani i kerkoi ta perseriste.
“Thuaje dhe nje here, the 71 me PD-në?”, tha Cani dhe Meta e konfirmoi me te qeshur.
Rama tha sot nga Korca se LSI dhe PD duan te dalin force e pare, por PS do ta nise me 71 deputete pas zgjedhjeve.
Çudit Ilir Meta: Lista e LSI-së për Tiranën është “Republika e Re”
Ilir Meta tha se deri ne zgjedhjen dhe betimin si presidenti i vendit, do te kontribuoje per LSI-ne, si anetar i saj, dhe do te shkoje ne takimet elektorale ne Tirane per te bere thirrje per vota per kandidatet e prezantuar ne listat e saj per deputete. Ai ka permendur edhe nje shprehje qe ka çuditur, “republika e re”, per listen e Tiranes.
“Tani jam anëtar i LSI, do shkoj të them votoni Klajdën, Kejdin, Ardit Çelën, listën e Tiranës, se kjo është tamam Republika e Re, merreni shikojeni listën e Tiranës, dhe ju bëj thirrje të gjithë partitë që kanë njerëz të rinj t’i cojnë në Parlament që të mos zihen më që jo ka qenë i dënuar etj. Të zgjidhen këto probleme”
“LSI do të përbëjë çudinë e këtyre zgjedhjeve,” tha Meta.
Komentet