I ftuar në emisionin “Studio E Hapur”, Ilir Meta ka bërë një batutë, duke i kujtuar të gjithëve finalen e kampionatit europian të vitit të kaluar, ku pavarësisht se ylli i Portugalisë la ndeshjen, përsëri kupa u ngrit nga Portugalia.
“Zero. Aq sa u dëmtua Portugalia me Francën në fianle kur u dëmtua Ronaldo në fushë. Por pavarësisht dëmtimit të kapitenit, Portugalia fitoi falë mobilizimit të ekipit”- tha Meta.
Meta ka bërë dhe një premtim përpara gazetares Eni Vasili, e cila e pyeti atë se sa mandate do të fitojë LSI në këto zgjedhje.
“Kësaj pyetje mund t’i përgjigjet Petrit Vasili. Unë do ua them para se të hapen kutitë se sa mandate do marrë LSI. Unë them se LSI ka të gjitha mundësitë për të qenë forcë e parë”- tha Meta.
Komentet