Meta në konferencë për shtyp: Jam i detyruar të dal dhe të bëj disa sqarime…
Presidenti Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat, fill pas Kongresit të Partisë Socialiste. Kreu i shtetit tha se kryebashkiaku Erion Veliaj dhe deklarata e tij, se Presidenti ka ndaluar firmosjen e ambasadorëve nuk është e vërtetë.
Pjesë nga fjala e tij:
Nuk do doja të dilja sot për mediat se është dhe fundjavë, se nuk doja të merrja asnjë sekond nga vëmendja që duhej ti takonte Kongresit të PS, por për respekt ndaj qytetarëve shqiptar dhe të transparencës ndaj tyre, përfshirë dhe delegatë të PS, jam i detyruar të dal dhe të bëj disa sqarime, pasi organizata e inceneratorëve nxori sot në mënyrë të qëllimshme ‘Zogun e Tiranës’, i cili në mënyrë fare vulgare dhe banale pasi nxjerr nga goja do gjë që i fusin në gojë, me një gjuhë të lëshuar rrugëve si ato konet që u lidhin nga një zinxhirë nga pas për zhurme, lëshoi një logore kundër presidentit duke bërë atë përgjegjës për gjithë stërkembëshat që Rilindjai ka futur Shqipërisë.
Se përse e bëri ajo dihet, se kur bilanci është katastrofik dhe dihet sepse është njëvjetori i zgjedhjeve dhe çdo gjë që Presidenti ka thënë një vit më parë ka dalë.
Akuzat per bllokim te propozimeve per ambasadoreve, nje mashtrim ordiner. ‘Zogu i Tiranes’ edhe ne gjume genjen. Nuk kam bllokuar asnje propozim zyrtar per emerim ambasadori. Faktet jane shkresat zyrtare. ‘Zogun e Tiranes’ do ta ndjeke si hije gjithe jeten firma qe i ka dhene Alqi Bllakos per inceneratorin e Tiranes. I kam paralajmeruar prej kohesh te mos i vene sterkembeshin interesit publik. Asnje veprim te prokurorise dhe SPAK nuk kemi pare per ndeshkimin e akteve mafioze te Bashkise se Tiranes, si shembja e Teatrit dhe inceneratori.
Meta i përgjigjet kryeministrit: Rama mblodhi kongresin për t’i thënë shqiptarëve që të gjithë do të shkoni në burg veç meje
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, ka thënë se qëllimi kryesor i Kongresit të PS, ishte që Rma t’i thoshte shqiptarëve, që të gjithë do të shkojnë në burg përveç tij.
Ai u ndal po ashtu edhe te kryebashkiaku Erion Veliaj dhe deklarata e tij, se Presidenti ka ndaluar firmosjen e ambasadorëve. Kjo sipas Metës është e pa vërtetë.
“Koka e vërtetë e kësaj aferë dhe organizatë mblodhi sot një kongres për t’u thënë të gjithë socialistëve se të gjithë duhet të shkoni në burg përveç meje. Nuk dëshiroja të merresha me pjesën tjetër të hartimit banal anti-president nga zogu i Tiranës. E kam për detyrë, ndaj atyre që marrin shërbime nga ambasadat tona, që mund të jenë të kënaqur. Ndaj personelit të shërbimit tonë diplomatik, kudo, edhe jashtë. Ndaj partnerëve që mund të jenë të shqetësuar nga shpifje të tilla që Presidenti paska bllokuar firmosje e dekreteve për ambasadorë.
Të gjitha janë vetëm mashtrime dhe nuk janë rastësisht sot ditën e Kongresit. Nëse do të kishte ankesa, me raporte mes Ministrisë së Jashtme dhe Presidentit do të evidentohej nga Ministria e Jashtme përmes fakteve. Faktet janë shkresat, propozimet. A mund të thotë Ministria e Jashtme, apo qeveria, apo qoftë edhe Bashkia e Tiranës që ka dërguar një propozim për ambasadorë të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit dhe nuk është emëruar. Presidenti ka bërë disa emërime ashtu sikurse janë paraqitur. Kur ata shkelin ligjin dhe sjellin te Presidenti përpara Parlamentit, presidenti i kujton ligjin. Janë me dhjetëra ish deputetë dhe deputete apo njerëz politik. Nëse thash dikur për një që gënjen për orën, ky edhe në gjumë gënjen. E ka nxjerrë me pahir atje. Pse i 17 në Tiranë u vendosën përpara ish-ministrave dhe figurave politike, ku ishin paralajmëruar”, tha Meta.
“Kam edhe disa detyra para se të lë Presidencën”/ Meta thirrje të arrestuarve për inceneratorët: Bëhuni të penduarit të drejtësisë, tregoni kush u garantoj për veprimtaritë kriminale!
Presidenti i Republikës, ka ngritur akuza për mënyrën se si qeveria po operon me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Ai u ndal në konferencën e shtypit, edhe te afera e inceneraortëve. Kreu i Shtetit i bëri thirrje të arrestuarve që të kthehen në të penduarit të drejtësie dhe të tregojnë urdhrat që kanë marrë për këtë veprimtari kriminale.
“Nuk ka thënë Presidenti që lekët dhe paratë e shqiptarëve të shkojnë në koncesionet e miqve të tuaj. Përkundrazi, nuk është Presidenti ai që ka thënë të bëhen tendera sekretë me dhjetëfishin e çmimit në kohë pandemie. Nuk ka thënë presidenti që shkatërroni sigurinë energjetike. Nuk ka thënë Presidenti që e shisni lirë fare dhe e shisni dyfishin e çmimit. Po të rriten rrogat dhe pensionet do të zvogëlohet mundësia për koncensionet korruptive. Duhej të shpikej një fajtor për mos arritjet e qeverisë që na qenka Presidenti aktual.
Këto kanë merak të kenë një President të mirë për popullin. Po t’ia lënë popullit për të zgjedhur presidentin, do të zgjedhë një president të gabuar. Rilindja po bën përpjekjet e saj për t’i gjetur popullit një president të mirë.
Presidenti ka disa detyra para se të largohet. Edhe për aferën e inceneretaorëve nuk kemi të bëjmë me përgjegjësi individuale, por me grup. Nuk ka censurë që e ndalon këtë relivatizim. Ajo që ka faktuar Presidenti nuk është përpara drejtësisë. Treshja e famshme ka dalë jashtë vendit, paratë vazhdojnë dhe zotërinjtë që janë ndaluar do të bëjnë sikur do të marrin disa dënime për të shpëtuar disa gjëra të tjera. Unë i them të bëhen të penduar dhe të tregojnë kush u garantoi për veprimtari kriminale”, tha Meta.
Afera me inceneratorët / “Ktheni paratë”, Meta: Ish-ministri Cani e dinte mirë rëndësinë e firmave, këta që nuk e dinë…
Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që t’i kthehen qytetarëve 400 milion euro abuzime të aferës së inceneratorëve. Ai tha se ish-ministri i Financës Shkëlqim Cani e dinte mirë rëndësinë e firmave dhe përgjegjësinë për çfarë po firmosej.
Pjesë nga fjala e Presidentit:
Afera vazhdon dhe treshja e famshme ka dalë jashtë vendit. Zotërinjtë që janë ndaluar do të bëjnë sikur janë ndaluar do bëjnë sikur po marrin disa dënime për të shpëtuar disa gjëra të tjera dhe përfshirjen e tyre në grup të strukturuar kriminal. Unë iu bëj thirrje që të bëhen të gjithë të penduar dhe të tregojnë se kush iu ka dhënë garanci për të shkelur ligjet në mënyrë kriminale.
Mjafton vetëm dëshmia e ish-ministrit të Financave në Komisionin e Parlamentit për të vënë përpara përgjegjësisë të paktën gjysmën e qeverisë në atë kohë. Sepse ai ish-ministër i Financave iku apo e përzunë sepse e dinte rëndësinë e firmave ai, se ka qenë zëvendëskryeministër ai në vitet ’90 me një tjetër që për ca lojëra firmash iku në burg. Këta që nuk e dinë rëndësinë e firmave që thonë se i kanë prej hekuri, se kanë Takun dhe Spakun dhe bëhen bedena për atë që tha aman shkoni në burg që të shpëtoj vetëm unë.
Veç burgosjes se përgjegjësve te aferës se inceneratoreve, është e rëndësishme qe mbi 400 milion euro abuzime te kësaj afere t’ju kthehen qytetareve shqiptare.
Arrestimi i Bllakos, Meta: Nuk ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i imi, i sugjeroj të bashkëpunojë me drejtësinë, është i ri dhe…
Ilir Meta shprehet se sa i takon ish-ministrit Alqi Bllako, i arrestuar tashmë, nuk ka qenë bashkëpunëtor i tij i ngushtë dhe se i sugjeron që të bashkëpunojë me drejtësinë në mënyrë që të marrë një dënim më të ulët, duke shtuar se është i ri dhe figura e tij politike mund të rehabilitohet sërish duke qenë dhe i dobishëm për vendin e duke kthyer paratë e vjedhura.
“Lidhur me Bllakon, nuk ka qenë bashkëpunëtor i afërt i imi, as ndonjë aktivist i LSI, e vërteta është që ka qenë në PD dhe ca kohë edhe në bashkinë e Tiranës në kohën e PD, e vërtetë është që ish-ministri. Ish-ministri Koka ka patur lidhje personale me të dhe ai e afroi në ministrinë qe ka drejtuar, nëse ka ardhur këtu ka ardhur sepse duhej të kishte një status të nëpunësit civil dhe ai e kishte, dhe këtu ka zbatuar vetëm ligjin, por sigurisht nuk mund të rrinte gjatë në Presidencë se donte kthehej tek tenderat, unë i sugjeroj të bashkëpunojë me drejtësinë, është i ri dhe nëse bashkëpunon në një kohë të caktuar mund të rehabilitojë personalitetit e tij politik dhe të kthejë lekët”, tha Meta.
Legalizimi i kanabisit farmaceutik, Meta: S’është histori e re, kërkohet t’i vendoset kazma zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë në vend. Presidenti i ri duhet që…
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për legalizimin e kanabisit farmaceutik.
Sipas Metës, kjo është një histori e vjetër dhe i ka rrënjët që me vizitën e te nënë Ferideja. Ai tha se në këtë mënyrë, kërkohet t’i vendoset kazma zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë në vend.
“Nuk ka kriminalizim më të madh të qeverisë se sa kjo tabelë me të dhëna e fakte. Kjo e kanabisit s’është histori e re. Ka filluar me vizitën te nënë Ferideja. Kërkohet t’i vendoset kazma zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë në vendin tonë. Është ëndërr që vetëm shpejton zhvillimet e duhura për ta kthyer Shqipërinë në një vend normal, të llogaridhënies dhe një vend të drejtësie së vërtetë për të gjithë”, tha Meta.
Meta foli edhe për institucionin e Presidentit, ku rikonfirmoi se nuk do të kandidojë sërish. Ai theksoi se Presidenti duhet lënë popullit.
“Duhet një President i mirë për popullin, t’ia lëmë popullit. Unë nuk kandidoj tani. Shqipëria do të normalizohet shumë shumë shpejt. Më vjen keq se nuk kisha planifikuar të dilja sot. Në respekt të PS dhe kongresit të saj, por isha i detyruar për shkak të gjithë atij sulmi dhe shpifjeve që janë tërësisht të pavërteta. Tre komisionet hetimore parlamentare në 5 vite, të treja të dështuara. Tre herë në Venecia, e dini se si ka përfunduar. Edhe në Kushtetuese dihet se si është zgjedhur dhe kapje ka mazhoranca, i dini të gjitha rezultatet. I dini se si u fajësua Presidenti se po pengonte Lleshajn si ministër. Unë thash që Kushtetuta e ndalon qartë që ushtaraku të bëhet ministër. Ju i dini këto gjëra. Ju e dini se sa u mërzitën ata që nuk miratova atë djalin e ri me prespektivë për Ministër të Jashtëm”, përfundoi Presidenti.
“SPAK të hetojë abuzimin me TVSH-në 30 mln euro”, Meta i ashpër: Mafia në Siçili s’ka bërë me shumë se këtu, Zoto dhe Mërtiri janë…
Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se me paratë e inceneratëorëve janë blerë media.
Ai kërkoi gjithashtu që ka Abuzim me TVSH-në 30 milion euro, duke shtuar që të hetohen shkeljet ligjore.
“I ftoj te gjithë te behën te penduar dhe te tregojnë kush ju ka dhënë garanci për te shkelur ligjin.
Abuzimi me TVSH-në 30 milionë euro, të hetohen shkeljet ligjore. Veç burgosjes se përgjegjësive te aferës se cingëlatoreve, është e rëndësishmes qe mbi 400 milion euro abuzime te kësaj afere t’ju kthehen qytetareve shqiptare
Mafia s’ka bere me shumë Siçili se këtu me plerat! Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë vegla” tha Meta.
bw
Komentet