Ilir Meta ka sulmuar sot gazetaren Lindita Çela, të agjencisë BIRN, duke e quajtur një gazetare të papërgjegjshme në lidhje me një investigim që publikohej nga gazetarja, ku emri i Metës lidhej me ”një ish-kryeministër” që kishte lidhje me aferën CEZ-DIA.
“Lidhur me investigimin e një agjencie serioze si ‘’BIRN’’, gjithçka është fare e qartë, çdo gjë ka qenë studiuar mirë por operacioni është i mjerë. Publikuar nga gazetarja e papërgjegjshme e BIRN, natyrisht ka bërë shërbimet e saj duke përmirësuar edhe standardin e jetës së saj”, ka thënë kreu i Kuvendit për gazetaren Çela.
Por gazetarja i është kundërpërgjigjur me ironi, duke përshkruar gjithë ‘’atmosferën’’ e standardit që e rrethon para se të ulet që të bëjë një shkrim. Nuk dihet me saktësi se cilit ambjent i është referuar gazetarja, por ja si shkruan:
“Mua më pëlqen ta pi shampanjën dhe kur jam me miq e prish dietën. Rosto me kumbulla, mishi i gicit i pjekur në furrë me vaj ulliri dhe i shuar me verë, është darka ime. Në dhomën e pritjes, kam një oxhak me dru dhe aty piqet pastërma pa fund dhe pihet raki.
Në menu e dimrit, nuk mungon supa e kungullit, sallata, mishi që e bëj rosto, jo vetëm me zarzavate në furrë por edhe me kumbulla e fara pishe. Mund të bëj gjel deti me përshesh me arra ne mes dhe nenexhik gjatë periudhës së vitit.
Ndërsa për festa, ngre një tendë gjigante Të ftuarit i gostitën me antipasta, nga të gjitha llojet e djathërave. Pjata e dytë, kadaif me pana dhe karkaleca deti. Sigurisht që nuk mungon vera e llojit Deschants e një puro kubaneze të llojit “Cooiba”.
Pas gjithë kësaj, ulem e bëj një shkrim…..”, shkruan gazetarja.
Komentet