Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dekoruar ditën e djeshme motrën e Mbretëreshës Geraldinë, zonjën Sylviane Muselier duke i dhënë titullin “Nënë Tereza” për kontributin dhe ndihmat humanitare që ka dhënë për Shqipërinë.
Meta është shprehur se Muselier është një zonjë e jashtëzakonshme pasi shtëpinë e saj në Marsjese nuk nguroi ta kthente në shtëpinë e shqiptarëve.
“Ishte jo vetëm një detyrim institucional por edhe një nder i veçantë t’i dorëzoja sot në Marsejë, Sylviane Muselier, një zonje të jashtëzakonshme Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, për kontributin e pamatë që ka dhënë me ndihma humanitare e pajisje mjekësore për fëmijët, njerëzit në nevojë e spitalet e Shqipërisë.
Kjo zonjë me zemër të madhe është, edhe e rezistencës, edhe e paqes, edhe republikane, edhe mbretërore, në shpirt dhe në vepra.
Ajo e ka kthyer shtëpinë e saj në Marsejë në një shtepi të shqiptarëve.
Dashuria e saj për Shqipërinë buron nga dashuria e saj e pafund për Mbretëreshën Geraldinë, motrën e saj më të madhe. Nderimi i figurës së Geraldinës vazhdon ende të frymëzojë shumë njerëz në Evropë e botë për të ndihmuar Shqipërinë e shqiptarët.”, shkruan Meta në postimin e bërë në profilin e tij të Facebook-ut.
Komentet