VOAL

VOAL

Mësuesi dhe nxënësi dy figura të përjetshme të shkollës – Nga FRAN GJOKA

December 14, 2018

Komentet

Të hënën Kuvendi voton për Avokatin e Popullit, ish-të Përndjekurit thirrje PD-së: Mbështesni Besim Ndregjonin

Të hënën Kuvendi pritet të votojë projektvendimin “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, një proces i cili vijon të zvarritet prej 3 vitesh, pasi ka munguar konsensusi politik mes mazhorancës dhe opozitës. Për këtë arsye, përmes Kryetarit Zenel Drangu, Shoqata Antikomuniste në Shkodër i bën thirrje palëve të dakordësohen në dobi të shoqërisë shqiptare, ndërsa propozojnë emrin e Besim Ndregjonit.

Gara për zgjedhjen e Avokatit të Popullit ka nisur me 15 kandidatë që plotësuan kriteret ligjore, por në seancë plenare mund të votohen vetëm ata kandidatë që kanë mbledhur firmat e jo më pak se 28 deputetëve, ndaj Shoqata e Antikomunistëve në Shkodër i bën thirrje Partisë Demokratike të mbështesë ish të përndjekurin politik, Besim Ndregjoni.

Votimi për Avokatin e ri të Popullit do të bëhet për herë të dytë, pasi procesi dështoi në votimin e parë, kur mazhoranca rrëzoi me votë në seancë emrat e mbështetur nga opozita. bw

“Vizionar largpamës dhe kurajoz”, ish-Presidenti Topi vlerëson figurën e diplomatit të ndjerë Shaban Murati: Vepra e tij, manual për politikën e jashtme

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka vlerësuar figurën e diplomatit dhe publicistit të njohur Shaban Murati, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, në moshën 79-vjeçare.

Në një mesazh ngushëllimi, Topi e cilësoi Muratin si një nga njohësit më të thellë të politikave rajonale dhe ndërkombëtare, duke e përshkruar si një vizionar largpamës dhe kurajoz.

“Shaban Murati ishte një nga njohësit më të mirë të politikave në Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Një vizionar me mendim të qartë këshillues politik dhe diplomatik, gjithnjë në përputhje me interesat më të larta të shtetit dhe kombit,” u shpreh Topi.

Ai vuri në dukje rolin e Muratit në nxitjen e diplomacisë shqiptare për të mbajtur një qëndrim aktiv në raport me sfidat e integrimit evropian dhe atlantik.

“Murati nxiti gjithmonë mbajtjen e një qëndrimi aktiv të diplomacisë shqiptare, në përputhje me sfidat e integrimit evropian dhe atlantik, duke u përballur me guxim për realizimin e këtyre sfidave,” theksoi ish-presidenti.

Topi vlerësoi gjithashtu veprën dhe analizat e thella që Shaban Murati ka lënë pas, duke i cilësuar si një manual të vlefshëm për institucionet shtetërore në fushën e politikës së jashtme dhe diplomacisë.

“Vepra dhe analizat largpamëse të Shaban Muratit janë me vlerë për të sotmen dhe të ardhmen, si dhe një nxitje për diplomacinë shqiptare që të ndërmarrë nisma në shërbim të interesave shtetërore dhe kombëtare,” përfundoi Topi. bw

Osmani dhe Kurti sot në Mynih, marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar dje për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në këtë konferencë triditore.

Në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih ka udhëtuar po ditën e djeshme edhe presidentja, Vjosa Osmani.

Siç u bë e ditur nga Presidenca, gjatë qëndrimit të saj në Mynih, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime me liderë botërorë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe personalitete të rëndësishme të politikës globale, me fokus forcimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e interesave të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Përveç takimeve bilaterale, Presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe në panele diskutimi që organizohen gjatë konferencës.

Konferenca e Sigurisë në Mynih, e themeluar në vitin 1963, është një platformë e pavarur që synon promovimin e zgjidhjeve paqësore të konflikteve, dialogut ndërkombëtar dhe bashkëpunimit në mes shteteve.

Të premten, programi kryesor i konferencës do të fillojë me një fokus në sfidat e sigurisë globale, duke përfshirë qeverisjen globale, rezistencën demokratike, sigurinë klimatike dhe shumë tema të tjera. sn

Zbardhet shkresa e SPAK dhe GJKKO: U rrezikua jeta e gjyqtarëve, makinat u sulmuan nga protestuesit

Gjykata e Posaçme e ka quajtur të paprecedentë sjelljen e Policisë së Shtetit, në rastin e protestës së organizuar nga banda e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, para godinës së saj, teksa brenda zhvillohej seanca për vlerësimin e masave të sigurisë.

Në një njoftim të fundit për mediat, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë kërkuar hetime të menjëhershme për mosveprimin e Policisë së Shtetit dhe mungesën e bashkëpunimit të saj me Gardën e Republikës, gjatë protestës që u zhvillua më 12 shkurt 2025 para Gjykatave të Posaçme, kur mbështetës të kryebashkiakut Erion Veliaj u mblodhën në mbështetje të tij.

Sipas shkresës së dërguar Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, situata e krijuar gjatë protestës ka vënë në rrezik sigurinë e gjyqtarëve dhe personelit të administratës, duke përfshirë pengimin e lëvizjes së tyre dhe sulme ndaj automjeteve shoqëruese. GJKKO e ka cilësuar këtë si një shkelje të rëndë të ligjit dhe një tentativë për të ndikuar në punën e sistemit të drejtësisë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Të nderuar gazetarë dhe përfaqësues të mediave,

Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj që prej datës 12.02.2024, datë në të cilën u zhvillua seanca për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj…, për t’ju vënë në dijeni nëse nga ana e Gjykatës është kërkuar prezencë e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës për marrjen e masave sa i takon sigurisë dhe rendit publik, gjatë kohës që zhvillohej seanca gjyqësore e sipërcituar, duke ju kërkuar ndjesë që për shkak të ngarkesës nuk kemi arritur t’ju përgjigjemi në kohë, ju bëjmë me dije si më poshtë:

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me shkresën Nr. 589 Prot., datë 13.02.2025, me lëndë “Mbi konstatimin e mos reagimit të Policisë së Shtetit, për të bashkëpunuar me Gardën e Republikës së Shqipërisë si dhe rrezikimin e jetës dhe shëndetit të gjyqtarëve të Gjykatave të Posaçme dhe personelit administrativ”, i është drejtuar Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe për dijeni Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Nëpërmjet kësaj shkrese, institucionet e sipërcituara janë vënë në dijeni se:

Që përpara fillimit të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkelqim Fusha, me qëllim verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit, në kuadër të procedimit penal nr. 27, të vitit 2024, regjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Posaçme u grumbulluan turma protestuesish, të cilit bllokuan tërësisht hyrjen në oborrin e përbashkët të Gjykatave të Posaçme dhe SPAK.

Punonjësit e Gardës së Republikës kanë informuar Gjykatën se, në vazhdimësi është kërkuar prej tyre ndihmë nga Policia e Shtetit për të garantuar perimetrin jashtë të Gjykatave të Posaçme dhe SPAK, duke vendosur kordonin e sigurisë me punonjës policie me uniformë, sikurse është vepruar në raste të tjera të ngjashme në protestat e datave 6.12.2024 dhe 06.01.2025.

Gjithashtu, informacioni i cili i është përcjellë institucionalisht Policisë së Shtetit nga Garda e Republikës ku i është bërë e ditur rreth grumbullimit të një numri të konsiderueshëm protestuesish përballë Gjykatave të Posaçme është mbuluar gjithashtu pothuajse nga të gjitha mediat, edhe në lidhje direkte.

Godina e Gjykatës së Posaçme ruhet dhe mbrohet nga Garda e Republikës së Shqipërisë sipas parashikimeve të ligjit nr. 33/2021 “Për gardën e Republikës së Shqipërisë”, nenit 12, pika 2, gërma “d” e tij, si dhe VKM-së Nr. 507, datë 27.07.2022 “Për një shtesë në vendimin nr. 597, datë 13.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera, që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, pika 1 e tij, ku parashikohet shprehimisht se: “Në shkronjën “b”, të pikës 2, të vendimit nr. 597, datë 13.10.2021, të Këshillit të Ministrave, pas nëndarjes “ii” shtohen nëndarjet “iii” dhe “iv”, me këtë përmbajtje: “iii. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”; iv. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Në nenin 7, pika 1, gërma “l” e ligjit nr. 33/2021 “Për gardën e Republikës së Shqipërisë”, parashikohet shprehimisht se “1. Garda e Republikës së Shqipërisë ka përgjegjësi dhe kryen këto detyra kryesore: …l) bashkëpunon e bashkëvepron me Policinë e Shtetit dhe shërbimet inteligjente për ruajtjen e mbrojtjen e personaliteteve dhe të objekteve në ruajtje, sipas rregullave të përcaktuara në marrëveshje të përbashkët ndërmjet drejtuesve të strukturave”.

Pra, siç parashikohet në dispozitat ligjore dhe VKM-në, të cituara më sipër, Garda e Republikës ruan dhe mbron vetëm perimetrin e brendshëm të Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), si dhe bashkëpunon e bashkëvepron me Policinë e Shtetit për ruajtjen e mbrojtjen e personaliteteve dhe të objekteve në ruajtje.

Përveç sa më sipër, institucioneve të sipërcituara, ju është bërë me dije një tjetër fakt i rëndësishëm mbi situatën e datës 12.02.2025, që ka qenë vështirësia e lëvizjes së gjyqtarëve qoftë gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, e cila u rëndua gjatë mbrëmjes, ku protestuesit jo vetëm kanë penguar gjyqtarët të dalin nga ambientet rrethuese të gjykatës, por edhe kur kanë tentuar të dalin, automjetet shoqëruese të tyre janë qëlluar nga ana e protestuesve, duke sharë dhe ofenduar gjyqtarët dhe prokurorët.

Kjo situatë ka sjellë që edhe pas përfundimit të seancës gjyqësore dhe shpalljes së vendimit, protestuesit kanë izoluar nëpërmjet rrethimit të gjithë gjyqtarët dhe stafin administrativ, të cilëve dukshëm iu cenuar siguria për jetën dhe shëndetin e tyre.

Pavarësisht fakteve të mësipërme, si dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore të parashikuara në ligjin “Për policinë e shtetit”, nga ana e Policisë së Shtetit, e cila ka si mision parësor ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e saj për të bashkëpunuar me Gardën e Republikës së Shqipërisë, duke treguar një indiferentizëm të pashpjegueshëm në ndjekjen dhe parandalimin e kësaj situate  e cila mund të rrezikonte seriozisht jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve dhe personelit administrativ. Kjo apati institucionale përbën padyshim një cenim të rëndë të pavarësisë së gjyqësorit.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka konsideruar këtë sjellje të paprecedent të Policisë së Shtetit, të papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore përkundrejt institucioneve kushtetuese të sistemit të drejtësisë shqiptare, siç janë Gjykatat e Posaçme dhe SPAK, të cilave ju ofrohet mbrojtje e posaçme, jo vetëm nga ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi, por dhe nga ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Në përmbushje të parimeve themelore të shtetit të së drejtës dhe në përputhje me parimet kushtetuese të pavarësisë së pushtetit gjyqësor, organet e drejtësisë duhet të mbrohen në mënyrë absolute nga çdo lloj sulmi apo ndikimi i jashtëm.

Respektimi i pavarësisë së sistemit të drejtësisë është thelbësor për funksionimin e duhur të demokracisë dhe për garantimin e një procesi të drejtë ligjor për të gjithë qytetarët. Çdo tentativë për të ndikuar apo cenuar punën e organeve të drejtësisë bie ndesh me frymën dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me detyrimet ndërkombëtare që vendi ynë ka marrë përsipër, në kuadër të sundimit të ligjit.

Nëpërmjet mosveprimeve të saj, Policia e Shtetit ka kontribuar në pengimin e Gjykatës së Posaçme në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe ligjore për të gjykuar në një ambient të sigurt dhe të qetë si dhe për të garantuar jetën dhe shëndetin e gjyqtareve dhe personelit administrativ.

Nëpërmjet shkresës më sipër, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i është drejtuar Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që të marrin masat e duhura për vënien përpara përgjegjësisë administrative apo ligjore, të gjithë personat përgjegjës të Policisë së Shtetit, të cilët nuk kanë marrë masat e duhura, në zbatim të ligjit, për të shmangur apo monitoruar këtë situatë të paprecedentë.

Po ashtu, kjo gjykatë ka kërkuar që t’i vihet në dispozicion e gjithë procedura ligjore e ndjekur dhe planin e masave që janë marrë në rastet e ngjashme sikurse gjatë protestave të datave 6.12.2024 dhe 06.01.2025, si dhe një shpjegim i argumentuar dhe me prova pse nuk është ndjekur e njëjta praktike edhe në rastin e incidentit të datës 12.02.2025.

Aktualisht, gjykata është në pritje të kthimit të përgjigjes nga ana e autoriteteve kompetente, me qëllim ndjekjen e rrugëve të tjera institucionale sipas parashikimeve kushtetuese dhe ligjore. sn

Gazetari: Nesti Angoni është njeriu i Belinda Ballukut. Ajo kërkon “kokën” e Veliajt!

Gazetari Almer Toska, i ftuar në Programin e drekës në News 24 foli për arrestimin e Erion Veliajt.

Toska u shpreh se Nesti Angoni është njeriu i Belinda Ballukut. Sipas Tokës, Balluku kërkon “kokën” e Veliajt.

Almer Toska: Erion Veliaj është goditur sepse është njeriu i Sorosit. Nesti Angoni është njeri i Belinda Ballukut.  Balluku kërkon kokën e Veliajt.

Një nga pesë biznesmenët që është thirrur në SPAK, ka folur. Më shumë detaje ka thënë Ina Goxhaj, kushërira e Bushkës. ‘Këputja’ e Veliajt është dashur nga Balluku.bw

 

Berisha: ‘Kukulla e Sorosit’ heq të gjitha fotot me Aleksin në Instagram

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, postoi një video online që tregon se si Edi Rama i ka hequr të gjitha fotot që kishte me Aleks Soros.

Por Berisha shkruan se Aleksi vetë nuk i ka hequr ato.

Berisha e postoi mesazhin e tij edhe në anglisht.

“Kukulla e Xhorxh Soros heq të gjitha fotot me Aleks Soros në Instagram! Megjithatë, Aleks vijon t’i ketë ato!”

“George Soros’s “puppet” removes all pictures and posts with Alex Soros from his instagram page. Hoëever Alex still keeps them!” sn

FOTO/VIDEO – U la në qeli- Momenti kur Veliaj dërgohet në paraburgimin e Durrësit

Erion Veliaj është dërguar paraditen e së enjtes në paraburgimin e Durrësit.

Mbrëmë, Gjykata e Posaçme ka lënë nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkohë GJKKO ka zbutur masën për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut  Ajo nuk mund të dalë jashtë shtetit, por duhet të paraqitet në policinë gjyqësore. Xoxa duhet të shkojë në SPAK të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Mbi Veliajn dhe të tjerët rëndojnë një sërë akuzash si korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre, fshehje e pasurisë, etj.

Kujtojmë se në dosjen e SPAK thuhej se Veliaj dhe bashkëshortja e tij janë përpjekur të pengojnë hetimet, duke intimiduar edhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Mbështetësit e Veliajt rrethuan GJKKO-në/ Reagon Gazment Bardhi: Të shkarkohet dhe të ndiqet penalisht kreu i Policisë së Shtetit

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar menjëherë pas pamjeve të transmetuara në media nga ambientet e GJKKO, ku mbështetësit e kryebashkiakut Erion Veliaj bllokuan për disa minuta mjetin që transportonte atë drejt institucionit të paraburgimit në Durrës.

Bardhi ka lëshuar akuza drejt drejtorit të Policisë së Shtetit duke kërkuar shkarkimin e tij të menjëhershëm dhe ndjekjen penale nisur nga ngjarja e sotme.

Reagimi

Horri i bandave në krye të Policisë së Shtetit që lejon turmën e batakçinjëve të Bashkisë së Tiranës që të pengojnë makinat e prokurorëve, gjyqtarëve dhe të korruptuarit Erion Veliaj të hyjnë e dalin lirisht nga GJKKO, duke refuzuar të marrë masat për të garantuar rendin publik, duhet të shkarkohet e ndiqet menjëherë penalisht për shpërdorim detyre.

Guximi i tij për të lejuar turmën e drejtorëve batakçi të Bashkisë Tiranë për të sulmuar në ambientet e punës gjyqtarë e prokurorë, është guxim prej krimineli që me ndërgjegjie shkel ligjin. Duhet ndëshkim, menjëherë! bw

BE-ja i del në përkrahje SPAK-ut, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës

 

Radio Evropa e Lirë

Bashkimi Evropian ka përkrahur punën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) në Shqipëri, pas kritikave që ka marrë kjo e fundit shkaku i arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian ka thënë se roli i SPAK-ut në Shqipëri ka rëndësi kyçe dhe se reforma në drejtësi dhe sundimi i ligjit janë elemente kyçe të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Veliaj u arrestua të hënën shkaku i akuzave për korrupsion, që përfshijnë të paktën 1.1 milion euro fonde publike. Ai akuzohet se u kishte dhënë para publike bizneseve të cilat në këmbim i jepnin familjes së tij fitime të paligjshme.

Derisa Veliaj doli para gjykatës të mërkurën, kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste në pushtet, Edi Rama, tha para deputetëve se “nuk ka prova” ndaj Veliajt dhe e cilësoi dosjen e prokurorisë si “një roman prej 400 faqesh, me shumë personazhe, por pa fakte”.

Ai theksoi se qëndrimi i Qeverisë dhe partisë që drejton për të mbështetur drejtësinë dhe luftën ndaj korrupsionit nuk ndryshon, por tha se “mungon një palë konstruktive që të jetë garantuese e pavarësisë së drejtësisë”.

Edhe pse zëdhënësi i Komisionit Evropian ka thënë se BE-ja nuk mund t’i komentojnë proceset gjyqësore që janë në proces e sipër, ai tha se BE-ja po i ndjek së afërmi zhvillimet e fundit.

“Roli specifik i SPAK-ut ,si dhe pavarësia e tij në hetimin dhe procedimin e rasteve të korupsionit në nivel të lartë, të lirë nga çdo përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të panevojshëm, është me rëndësi kyçe për sundimin e ligjit në Shqipëri”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Në muajt e fundit, Shqipëria kishte shënuar një progres domethënës në procesin e negociatave të anëtarësimit me BE-në duke hapur kapitujt e parë negociues.

Reforma në drejtësi dhe progresi në sundimin e ligjit ishin vlerësuar nga BE-ja dhe vendet anëtare si elemente që kishin ndihmuar në këtë progres të Shqipërisë.

VIDEO/ Dumlalistët në protestë, presion SPAK-ut në mbrojtje të hajdutit të bashkisë

Administrata e Bashkisë Tiranë është derdhur sërish e tëra para SPAK këtë pasdite, duke i bërë presion institucionit të akuzës, për të mbrojtur kryebashkiakun hajdut të arrestuar, Erion Veliajn.

Kujtojmë se edhe gjatë paradites së sotme, policët bashkiakë, punonjësit e administratës, drejtuesit e njësive bashkiake, u mblodhëm para SPAK duke i bërë presion dhe dalë në mbrojtje të hajdutit.

Nga denoncimet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, mësohet se drejtuesit e bashkisë Tiranë kanë organizuar protestën para SPAK në mbështetje të hajdutit, duke braktisur punën për të cilën paguhen nga taksat e qytetarëve.

Kujtojmë se seanca për vlerësimin e masës së ‘arrest me burg’ për kryehajdutin e Tiranës, Erion Veliaj, vijon akoma në GJKKO.

VOA- Rama për GJKKO dhe SPAK-un: Kur futesh atje, nuk je më qytetar i barabartë i republikës, po je një mish atje që mund të shqyesh sipas oreksit

Rama rëndon dozën e sulmeve ndaj Gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme

Armand Mero, Ilirian Agolli

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama shtoi sot dozën e sulmeve ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme. Ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë, zoti Rama deklaroi se partia e tij nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante të standarteve, mbrojtja e të cilave tha ai do të jetë në qendër të mandatit të ardhshëm, në rast të fitores së zgjedhjeve. Sipas tij ka shenja të qartë të një republike prokurorësh të cilat tha ai, duhen frenuar.

Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme rezultojnë sipas të gjitha sondazheve, të jenë institucionet që gëzojnë besimin më të madh të publikut. Edhe përmirësimi i pozicionit të Shqipërisë në vlerësimin e Transparency International, i përmendur dje dhe sot si sukses nga ana e kryeministrit Edi Rama, i detyrohet sipas raportit, po veprimtarisë së SPAK-ut.

Por arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ka ndryshuar qartazi qëndrimin publik të shumicës. “As dje, as sot dhe as nesër, deri kur unë do të jem në krye të kësaj force politike të paktën, kjo forcë politike nuk do të marrë përsipër të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia, por ama, ndryshe nga deri dje, sot e tutje kjo forcë politike nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante të standardeve dhe brutalitetit të kujtdo qoftë”, deklaroi zoti Rama, gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar socialist.

Megjithatë në rastin e zotit Veliaj, zoti Rama nuk hezitoi të dilte në vlerësime lidhur me gjetjet e hetimeve të Prokurorisë. “Në atë roman 400 faqesh nuk ka prova. Ka vetëm një tregim shumë të ngarkuar dhe të ndërlikuar me gjithfarë lloj personazhesh shkak-pasojë, por nuk ka prova”, u shpreh ai.

Ndërsa më vonë në një postim në rrjetin social “X”, ai e konsideroi arbitrare burgosjen pa gjyq të kryebashkiakut, duke shkruar se gjykimi mund të vazhdonte në gjendje të lirë.

Kryeministri përmendi sërish sot, raste të personave të cilët siç tha ai janë frikësuar gjatë procesit të dhënies së dëshmive apo marrjes në pyetje: “Kur futesh atje, je në një republikë tjetër atje, domethënë kur futesh atje, ai që ke përballë vetëm se është prokuror ai është mbi ty dhe ti nuk je më qytetar i barabartë i republikës, po je një mish atje që mund të shqyesh sipas oreksit, të njërit e të tjetrit”.

Sipas tij kjo situatë tregon se pavarësia është e plotë, por se nga ana tjetër, janë shenja që abuzimi me pavarësinë është real. Ai deklaroi se ndërsa kërkohet luftë pa kompromis ndaj korrupsionit, nuk mund të pranohet abuzimi me njerëzit, me të vërtetën dhe standartet “dhe kur kam folur për republikë prokurorësh këtë kam pasur parasysh dhe këto janë shenja tanimë të qarta që duhen frenuar tani në bashkëpunim dhe me pozicion konstruktiv, patjetër pozicion konstruktiv”.

Kryeministri akuzoi Prokurorinë e Posaçme se sipas tij po vepron politikisht e balancuar në hetimet që ka ndërmarrë, duke përdorur tone të ashpra e madje paralajmëruese: “Është shumë e rëndë kjo! Shumë e rëndë! Shumë e rëndë! Edhe mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, se boll i kanë. Kanë mbledhur gjithë telefonat e Shqipërisë atje. Të shkojnë të merren me faktet”.

Zoti Rama deklaroi në fund të mbledhjes së grupit parlamentar se mandati i katërt, në rast të fitores në zgjedhje, do të jetë mandati i standarteve demokratike të drejtësisë.

Ai i mbrojti qëndrimet e tij dhe në dy postime të mëpasshme në rrjetin social “X”.

Ndërkohë në Gjykatën e Posaçme ka nisur që prej mëngjesit, seanca për masat e sigurisë ndaj zotit Veliaj, bashkëshortes së tij dhe sipërmarrësve të përfshirë në këtë rast. Ajo pati një ndërprerje disa orësh pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me dosjet voluminoze.

Reagime nga BE-ja, KLGJ-ja dhe KLP-ja

Bashkimi Europian reagoi sot mbi zhvillimet e fundit, që lidhen me hetimet ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Një zëdhënës i Komisionit Europian tha se “roli specifik i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe pavarësia e saj në hetimin, në ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit, pa asnjë përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, janë me rëndësi thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri”.

Në reagimin e BE-së theksohet se reforma në drejtësi dhe forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë elementë kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“BE-ja mbetet e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në ndjekjen e këtyre reformave dhe për ta ndihmuar vendin të konsolidojë efikasitetin, pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e institucioneve të saj, si dhe përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së, si në sektorin e zbatimit të ligjit ashtu edhe në atë të drejtësisë”, thuhet në këtë reagim të sotëm.

Dy institucionet e drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, reaguan sot me deklarata publike mbi komentet e kryeministrit Edi Rama ndaj Gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.

Këshilli i Lartë Gjyqësor theksoi se “deklaratat e bëra nga persona të veshur me pushtet, ekzekutiv apo politik si edhe media të caktuara prekin figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

KLGJ-ja iu bëri thirrje gjithë aktorëve që të shmangin trysninë, që cënojnë gjyqtarët për shkak të funksionit të tyre, duke vërejtur se “çdo përpjekje për të cënuar pavarësinë e gjyqësorit, nëpërmjet trysnisë apo presionit të çfarëdo lloji, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit”.

KLGJ-ja kujtoi që ndërsa Shqipëria është duke përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE, ndaj mënyra e vetme për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë.

“Në një shtet të së drejtës, pavarësia e gjyqësorit është një ndër shtyllat themelore për garantimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Gjyqtarët duhet të jenë të lirë nga çdo lloj forme që ndërhyn në vendimmarrje, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, thuhet në deklaratën e KLGJ-së.

Ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë ritheksoi në deklaratën e vet mbështetjen ndaj prokurorisë për të ushtruar funksionet në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin.

“Ruajtja e këtyre parimeve është thelbësore për funksionimin e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës:, thuhet në deklaratën e KLP-së.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë u bëri thirrje gjithë aktorëve, që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, në mënyrë që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme gjatë dhënies së drejtësisë.

“Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent”, deklaroi KLP-ja.

Ushtarët e Veliajt rrethuan SPAK-un, Garda kërkoi ndihmë, por policia e Ramës nuk u duk gjëkundi

Gjatë ditës së sotme në GJKKO po zhvillohej seanca për Erion Veliajn. Ndërkohë që në rrethinat e godinës u vu re një prani e shtuar e njerëzve të cilët ishin punonjës të administratës së Veliajt dhe që kishin ardhur në mbështetje të tij.

Duke para këtë situatë, burime shumë të besueshme konfirmojnë për gazetarin e Syri tv Fatjon Gjinaj, se Garda e Republikës dhe strukturat drejtuese të shërbimeve të saj pranë SPAK, kanë njoftuar sallën qendrore të Gardës për prezencë të shumtë qytetarësh dhe për nevojën e shërbimeve policore.

Por përkundër kësaj situate, nuk është dërguar asnjë punonjës policie aq më tepër të krijoheshin kordone për të lejuar qarkullimin e mjeteve por edhe për të zbatuar detyrat përkatëse rreth perimetrit parësor të sigurisë. Në raste të mëparshme, specifikisht sa i takon proceseve të drejtuesve të opozitës, policia ka blinduar perimetrin përreth SPAK dhe GJKKO, duke vendosur edhe distancën me objektin dhe hapur qarkullimin e mjeteve të qytetarëve. Burime të rezervuara pranë gardës i thanë syri tv, se kjo përbën një episod të paprecedent dhe të rrezikshëm për sigurinë e institucioneve të sigurisë së veçante, marrë këtu rastin e një qytetari, që përfitoi nga grumbullim masiv i administratës shtetërore, për të hyrë në perimetrin e sigurisë së  veçantë.


Send this to a friend