Pasi në vitin 2016 me Real Madridin fitoi Ligën e Kampionëve dhe FIFA Kampionatin Botëror të Klubeve, dhe me Portugalinë u bë kampion i Evropës, Ronaldo fitoi “Topin e Artë”
BARCELONË – Një nga futbollistët më të mirë të kohës së sotme, Lionel Messi duke folur për një revistë britanike të sportit ka shprehur faleminderimet për rivalin e tij shumëvjeçarë Cristiano Ronaldo, të cilin e ka përshkruar si “lojtar të madh, që ka arritur gjëra të mëdha”.
Pasi në vitin 2016 me Real Madridin fitoi Ligën e Kampionëve dhe FIFA Kampionatin Botëror të Klubeve, dhe me Portugalinë u bë kampion i Evropës, Ronaldo fitoi “Topin e Artë”, mirënjohje e cila i ndahet futbollistit më të mirë të vitit.
Pikërisht Messi ishte konkurrenti kryesor në zgjedhjen e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA). “Mes neve ekziston respekt i ndërsjellë. E shoh Ronaldon si një lojtar të madh, i cili ka arritur gjëra të mëdha, sepse ai pikërisht ashtu është”, tha Messi.
Argjentinasi theksoi se rivaliteti me Ronaldon nuk është motivimi i tij, por suksesi i Barcelonës dhe ekipit nacional. “Motivi im është që të fitoj trofe për klubin tim dhe vendin tim. Prandaj nuk kthehem prapa vetes, në sukseset e mija, atë do ta bëj kur të shkoj në pension, tani më bëjnë të lumtur vetëm sukseset e reja”, tha Messi.
Komentet