Ende nuk dihet nëse Messi do të jetë i gatshëm për ndeshjen kryesore në El Clasico, e cila pritet të zhvillohet më 21 nëntor
Pas ndeshjes kundër Las Palmas në fund të shtatorit të këtij viti kur Lionel Messi lëndoi ligamentet e gjurit të majtë, parashikimet nuk ishin shumë optimiste për kthimin e tij të shpejtë në fushë.
Madje, ishte theksuar se duheshin të paktën dy muaj pushim, por, siç njoftuan mediat spanjolle, argjentinasi pas 45 ditëve ka bërë stërvitjet e para me top.
Ende nuk dihet nëse Messi do të jetë i gatshëm për ndeshjen kryesore në El Clasico, e cila pritet të zhvillohet më 21 nëntor.
Ndryshe, Barcelona pa Messin zhvilloi nëntë ndeshje, prej të cilave shtatë i fitoi, një e humbi dhe në njërën barazoi. Në këtë periudhë Barça shënoi 21 gola, prej të cilave Neymar 10 ndërsa Luis Suzrez 8 gola.
Komentet