Nuk kishte ndodhur që nga viti 2005, mungon edhe emri i Neymar
VOAL- Një kthesë në listën e paraqitur nga ekipi prej 30 kandidatësh për Topin e Artë. Në fakt, mes atyre që mungojnë janë dy yjet e PSG-së: Messi dhe Neymar. Për argjentinasin, shtatë herë fitues të këtij çmimi, kjo nuk ka ndodhur që nga viti 2005. Në një përzgjedhje ku ka 18 fytyra të reja në krahasim me edicionin e kaluar, ndër skuadrat më të pranishme janë kampionët e Liverpool, Manchester City dhe Real Madrid.
Padyshim një frymë e freskët që ka zgjedhur gazeta franceze, me përjashtimin e shumë lojtarëve që i përkasin një brezi në fund të ciklit. Më tej, nga ky vit do të ketë një format të ri, i cili do të përbëhet nga kalendari i ri në bazë të sezonit dhe jo më të vitit kalendarik dhe përveç kësaj me performancën që bëhet kriteri numër një, në kurriz të karrierës personale. Së fundi, për herë të parë që nga viti 2004, Argjentina, Spanja dhe Italia nuk do të kenë asnjë përfaqësues. Nga Seria A janë përzgjedhur vetëm 3 emra: Vlahovic (Juventus), Maignan dhe Leao (Milan).
Këta janë 30 kandidatët:
Trent Alexander-Arnold, Luis Diaz, Fabinho, Darwin Nunez, Mohamed Salah, Virgin van Dijk (Liverpool); Karim Benzema, Casemiro, Courtois, Modric, Vinicius Junior, Antonio Rüdiger (Real Madrid); Joao Cancelo, Kevin De Bruyne, Phil Foden, Erling Haaland, Riyad Mahrez, Bernardo Silva (Manchester City); Joshua Kimmich, Sadio Mané (Bayern Munich); Harry Kane, Son (Tottenham); Rafael Leao, Mike Maignan (Milan); Cristiano Ronaldo (Manchester United); Sébastien Haller (Borussia Dormund); Robert Lewandowski (Barcelona); Kylian Mbappé (PSG); Christopher Nkunku (Leipzig); Dushan Vlahovic (Juventus). rsi-eb
Komentet