Argjentinasi deri më sot ka luajtur tetë herë kundër Chelsea-t, por ajo që vlen të theksohet është se akoma nuk ka arritur të shënojë gol
Sot dhe nesër në orar janë katër ndeshjet e fundit të së tetës së finales në Ligën e Kampionëve në futboll ndërsa derbi padyshim luhet në Londër, mes rivalëve të vjetër Chelsea dhe Barcelona.
“Të kaltërtit” e Londrës sonte në stadiumin “Stamford Bridge” presin klubin katalonjas, ku spikat futbollisti më i mirë në botë Lionel Messi. Argjentinasi deri sot ka luajtur tetë herë kundër Chelsea-t, por ajo që vlen të theksohet është se akoma nuk ka arritur të shënojë gol.
Ndeshja fillon në terminin e zakontë, në ora 20:45 ndërsa drejtësinë do ta ndajë referi turk Cuneyt Cakir.
Paralelisht me këtë përballje, në Mynih do të luhet një tjetër ndeshje interesante, në të cilën Bayerni pret Beşiktaş-in nga Stambolli.
Beşiktaş-i është ekipi i parë turk që ka arritur të përfundojë fazën grupore duke qenë lider i tabelës ndërsa testi i tyre më i vështirë këtë sezon, është pikërisht ndeshja e sontme kundër Bayernit.
Nësër në orar janë përballjet Shakhtar Donetsk – Roma dhe Sevilla – Manchester United.
Komentet