Kryetarja e grupit parlamentar të PDIU, Mesila Doda akuzon nga Crans Montana deputetin e PS Ben Blushi se i ka vjedhur propozimin për ndryshimin në Kushtetutë për zgjedhjen e Presidentit nga populli.
Madje ironizon se paska pasur të drejtë Berisha që e akuzonte Blushin se kishte vjedhur dorëshkrimin e gjyshit, duke kërkuar njëfarë ndjese se nuk e kishte besuar doktorin atëherë. Ja çfarë shkruan në rrjetin social Facebook Doda, teksa i përgjigjet ironisë së deputetit Blushi.
“Ndodhem e ftuar në Forumin e Crans Montana, ku duhet të referoj mbi temën “Diplomacia parlamentare dhe ndëreligjioze” dhe për fat të keq nuk jam e pranishme në seancën plenare ku po mësoj se bolsheviku në tentativë,
Ben Blushi ka ironizuar mbi autorësinë e amendamenteve të paraqitura nga PDIU.
Në fakt, derisa thonin për zgjedhjen e Presidentit edhe mund të mbroheshin se tek e fundit flasim për zgjedhjen e një institucioni dhe thonin ide që e kemi përmendur është, ju e keni çuar propozim tek Komisioni Reformës Kushtetuese ne e çojmë amendament në Kuvend.
Plagjatura doli zbuluar, kur mori propozimin për Presidentin dhe i shtoi edhe amendamentin tjetër të PDIU, atë të Referendumit për Kushtetutën, pasi kalon në Parlament.
I ndryshuan vetëm numrin jo 2/3, por 2/5…
Ça të them? Kur doktori thoshte që vidhte dorëshkrimin e gjyshit nuk e besoja…
Paskam gabu doktor…”, shkruan Doda në rrjetin social.
Komentet