Që nga botimi e deri më 1740, gati dy shekuj, “Meshari” ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur.
Më 1740 ne Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës, Mesharin e don Gjon Buzukut (1555) e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova. Gjithë gëzim për këtë gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxetën në Palermo të cilit i dërgoi një faqe. Libri mendohet të jetë shtypur në Venedik në alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt në shqip. Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe. Ky zbulim mbeti në heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194.
Më 1932 libri u fotokopjua në tri kopje, njëra nga të cilat gjendet ne Bibliotekën Kombëtare Shqiptare ne Tirane. Me 1968, gjuhëtari i shquar shqiptar Eqerem Çabej, botoi studimin shkencor te veprës së Buzukut të shoqëruar me studimin për gjuhën dhe meritat e autorit. Ekspozimi i veprës origjinale për herë të parë në Shqipëri u arrit në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë, në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë.
Ashtu siç është sot, ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit të tij. A është kjo fatkeqësi apo fatmirësi, s’mund ta themi dot. Ndoshta po ta kishte kopertinën ose faqen e parë, libri mund të ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qënë ne listën e atyre librave që kanë qenë të ndaluar. Kështu që janë zhdukur nga qarkullimi të gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetem kjo që është e gjymtuar. Kjo ndoshta, është arsyeja që sot gjenden vetëm në dy kopje të fshehura e të harruara që i ka shpëtuar syrit të inkuizicionit. Kopja që gjendet me sa duket ka qënë përdorur shumë. Veç fletëve të grisura, në shumë faqe anash ka shënime e emra priftërinjsh që, me sa duket, e kanë pasur nëpër duar.
Historia e shkrimit te veprës
Veprat në gjuhën shqipe gjatë shekujve të parë të pushtimit osman janë të pakta. Më e vjetra prej tyre që ka mbërrite deri në ditët tona, është “Meshari” i Gjon Buzukut (1555). Veprën e filloi më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Data, të cilat ndodhen të shkruara në pasthënien e vepres. Është kjo koha që punoi për shqipërimin, ose për botimin e saj, nuk del e qartë.
Me veprën e Buzukut kemi një vazhdimësi të kulturës shqiptare edhe në kushtet e vështira të pushtimit osman, kulturë që në humanistët u përfaqësua me vepra kryesisht në gjuhën latine, që ishte gjuha e kulturës e kohës dhe që u pasurua më vonë me veprat e Pjetër Budit, Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit etj. në gjuhën shqipe.
Studime e botime mbi veprën
“Meshari i Gjon Buzukut” (1555), Tiranë 1968. Ky është botimi i plotë i vepres se Gjon Buzukut, i transliteruar dhe i transkriptuar nga Eqerem Çabej, i cili ka shkruar studimin hyrës. Namik Resuli,Skenderbeju “Il Messale di giovanni Buzuku”, Vaticano – 1958, është po ashtu botimi i plotë dhe me transkriptim.
Përmbajtja e vepres
Libri ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit etj Permban Librin e Orëve dhe Librin e Meshës, prandaj dhe është quajtur “Meshar”. Është shkruar në shqipen e asaj kohe. Gjuha e veprës është ajo e dialektit të Shqipërisë Veriore e Perëndimore.Për disa tinguj të shqipes si: q, gj, th, dh, z, x, etj; që nuk i përkasin gjuhes latine, autori përdor pesë shkronja që kanë përngjasim me disa shkronja të alfabetit cirilik. Këtë alfabet do ta përdorin edhe autorë pas tij, me ndonjë ndryshim të vogël. Përmbajtja e veprës dëshmon për përdorimin e shqipes në shërbesat fetare. Kryesisht ka pjese liturgjike, pjesë që lexohen e rilexohen vetëm prej klerikëve në shërbesat kishtare, përkthim i një libri latinisht i shkruar me alfabetin latin. Për ilustrim po sjellim një pjese nga kjo vepër:
“…Ndë vjetët 1554 njëzet dit ndë mars zuna nfill, e mbarova ndë vjetët 1555, ndë kallënduor 5 ditë. E se për fat në keshë kun mbë ndonjë vend fëjyem, u duo tuk të jetë fajtë, aj qi të jetë ma i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ndë e mirë…Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë ma e para vepërë e fort e fështirë për të vepruom ndë gluhët tanë…”
(…Ne vitin 1554 me njezet mars e fillova dhe e mbarova në vitin 1555, në dhjetor 5 ditë. E në se, për fat, do të kem gabuar kund më ndonjë vend, unë dua, ku të jetë gabimi, ai që të jetë më i ditur se unë, atë gabim e lus ta ndreq. Sepse nuk çuditem në paça gabuar, duke qenë kjo vepër e parë e fort e vështirë për t’u punuar në gjuhën tonë).
Ne kohën e protestantizmit në Europë – kërkesa kryesore e kesaj lëvizje ishte që shërbesat kishtare të bëhen në gjuhen amtare.
I ndikuar nga idetë e kësaj lëvizje, Buzuku për t’u krijuar mundësi besimtarëve katolikë shqiptarë të merrnin drejpërdrejt në gjuhen amtare shkrimin e shenjtë. Puna e tij nuk shërbente vetëm për degjimin e kuptimin e përmbajtjeve te disa ceremonive fetare por edhe pikënisje për shkrimin e gjuhës. Me veprën e tij ai mundohet të afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetëm meritë letrare, por edhe një hap i guximshëm kulturor, që bën pjesë në luftën e popullit shqiptar për çlirim e përparim. Ai shkruan në pasthenie:
“…u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gjuha jonë nukë kish gjo të të ndigluom ( që të jetë dëgjuar) nsë shkruomit shenjtë, nse dashunit nsë botësë, sanë, desha me u dedigunë përsa mujta me ditunë, me zbritunë ( me ndriçue) pak mendetë e atyne që ndiglonjinë…“.
Të ndriçojmë mendjet e njerëzve, pra ky ka qenë edhe njëri nga qëllimet për të cilin e shqipëroi dhe botoi Buzuku veprën e tij. Madje Buzuku ecën edhe më përpara. Në “Meshar” gjendet edhe kjo lutje që nuk gjendet ne asnje meshar të botës:
“Gjithë popullsinë e krishtenë ndër Arbanit ata n’mortajet largo, ty të lusmë. O Zot. Te Arbëria, pra aty i rreh zemra Buzukut.”
Vepra është dëshmi e një tradite të mëparshme shkrimi të shqipes kishtare, traditë që rrebeshet e kohërave të vështira që kaloi Shqipëria e kanë marrë me vete. Gjuha e veprës e ka bazën në të folmen Verilindore.[1]
Burimi i të dhënave
- ^ Meshari
Lidhje të jashtme
Në se origjinali shenon datën e përfundimit të librit “….ndë Kallënduor 5 ditë”, në shqipen e sotme asht gabim “….në dhjetor 5 ditë” pse kallënduor do të thotë kallnduer ose kallndor, pra janar e jo dhjetor.