Dy ditë pasi në postën elektronike të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri mbërriti e-mail kërcënues që mbante si dërguar Brigadat e Kuqe, njësia e Antiterrorit ka shoqëruar në polici një të dyshuar.
Personi i shoqëruar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur zyrtarisht nga policia e Tiranës, mësohet se do te pyetet, pasi dyshohet të jetë dërgues i emailit kërcënues.
“Tani e keni rradhën Ju! Filloi lufta e shenjtë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën kundra SHTETIT ISLAMIK. Do dridheni dhe do gjunjëzoheni para Allahut” – shkruhej ne mesazh.
Kërcënimi erdhi një ditë pas sulmeve terroriste në Paris dhe ndërkohë që Policia e Shtetit kishte njoftuar planin e masave për kalimin në gjendje gatishmërie.
Brigadat e Kuqe nuk janë aq të padëgjuara, boll të kujtojmë se pak para ndeshjes mes kombëtares sone dhe Serbisë, luajtur në ‘Elbasan Arena’, ato u shfaqen po me një kërcënim, i cili rezultoi një bllof.
Komentet